Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Simite të mbushura dhe Supë me lulelakër

15 Tetor 2018, 12:02| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 15:29

  • Share

Përbërësit:

1 pako maja

1 lugë gjelle sheqer

1 gotë ujë i ngrohtë

1 gotë qumësht i ngrohtë

2 kokrra vezë

½ gotë vaj bimor

Miell

Kripë

2 lugë gjelle gjalp

Mbushja:

1-2 domate

Djath

Ullinj

Djath i bardhë

Speca më ngjyrë

Përgatitja:

Në një tas vendosim maja, sheqer, ukin engrohtë, qumështin e ngrohtë dhe i trazojmë mirë. Shtojmë të bardhat e vezëve, vajin dhe vazhdojmë me përzierjen. Fillojmë të shtojmë gradualisht miell dhe pak kripë duke e punuar brumin deri sa të lidhet në një brumë jo shumë të fortë. E vendosim brumin në tas , e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 40 minuta.  Më pas e punojmë dhe formojmë kulaçë të cilët i vendosim në tepsi dhe i mbulojmë. E lëmë përsëri të pushojë për 30 minuta. Më pas me fundin e një gotë të lyer me vaj, i shtypim duke formuar një gropë të cilën e mbushim me shijen që preferoni; djath, sallam, ullinj, domate, speca; kombinime sipas shijes dhe dëshirës. Tresim pak gjalp, e trazojmë me të verdhat e vezëve dhe i lyejmë simitet anash. I vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta, e më pas i shërbejmë të ngrohta.

Receta e dytë : Supë me lulelakër

Përbërësit:

400 gr lulelakër

30 gr gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë

100 gr rrënjë selinoje

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle miell

1 litër lëng perimesh

1-2 karrota

Majdanoz

½ lëng limoni

Kripë dhe piper i bardhë.

Përgatitja:

Pastrojmë perimet , grijmë hollë qepën dhe presim rrënjën e selinosë në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Vendosim tenxheren në zjarr dhe shtojmë në të gjalpin dhe vajin. Kur të tretet gjalpi, shtojmë qepën dhe e kaurdisim deri sa  ajo të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë selinonë , karrotat , i hedhim pak kripë dhe vazhdojmë me kaurdisjen deri sa perimet të zbuten . Shtypim një thelb hudhër dhe sapo ajo të mblidhet shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e trazojmë sa mielli të lyhet me yndyrë, më pas shtojmë lëngun e perimeve ose 2 dado perimesh. Më pas shtojmë 1 litër ujë dhe e trazojmë mirë. E lëmë supën të marrë valë, më pas shtojmë lulelakrën të ndarë në boçe të vogla dhe të shpëlarë mirë. Gjatë szierjes së lulelakrës e lëmë supën të ziejë për 10 minuta. E provojmë për shije dhe e rregullojmë me kripë, piper të bardhë e limon.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?