Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tavë me kërpudha, perime e vezë dhe Sallatë me quinoa (3 ngjyrëshe)

22 Nëntor 2018, 15:12| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 15:32

  • Share

Receta e parë: Tavë me kërpudha, perime dhe vezë

Përbërësit:

4 qepë të njoma

4 thelpinj hudhër

1 spec jeshil pikant

1 spec jeshil i ëmbël

1 spec i verdhë

500 gr kërpudha

200 gr domate qershi

6-8 kokrra vezë

250 ml qumësht

1 lugë gjelle miell

80 gr djath pice

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe hudhrat e grira hollë. Sapo vaji të aromatizohet me hudhrat, shtojmë qepët e njoma të prera në unaza, specin pikant të prerë ne unaza të holla, specin e verdhë dhe jeshil të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Rregullojmë perimet me pak kripë dhe piper. Shtojmë kërpudhat e prera në feta, i kaurdisim deri sa kërpudhat të ulin volumin. Shtojmë edhe domatet e prera në gjysma dhe i kaurdisim së bashku.

Në një tas rrahim vezët me kripë e piper. Shtojmë qumështin në të dhe i trazojmë mirë. Shtojmë edhe një lugë gjelle miell, i përziejmë mirë deri sat ë na formohet një krem i lidhur.

Grijmë majdanozin dhe e shtojmë tek perimet në tenxhere. Lyejmë tavën shumë pak me furçë me vaj ulliri. Spërkatim tavën me pak peksimadhe ( bukë e thekur e grirë) dhe me pak djath pice. Hapim mbi djath perimet gjysëm të gatuara. Nëse në fund të perimeve ka pak lëng, e shtojmë tek tasi me vezë.

Mbulojmë perimet përsëri me pak djath pice. Në fund shtojmë vezët e trazuara me qumësht. Më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 180ºC për 30-35 minuta. Në fund e ftohim pak dhe e shërbejmë të vakët.

Receta e dytë: Sallatë me kuinoa (3 ngjyrëshe)

Përbërësit:

150gr kuinoa

150gr spinaq

1 avokado

1 karrotë

1-2 rrepa të kuq

Majdanoz + Nenexhik

1 kokerr lajm

2 lgj vaj ulliri

5 bajame (te coptuara)

3 lgj uthull molle

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë quinoan me ujë të bollshëm dhe e vendosim për të zier për 15-20 minuta në zjarr mesatar. Më pas e lëmë të ftohet.

Të gjitha perimet i presim në copëza të vogla ose në rende të trashë . Përgatisim dresingun me limon, kripë piper të zi, vaj ulliri dh uthull. Shtojmë dresingun mbi sallatën e përgatitur pa përzierje. Përziejmë lehtë perimet, quinoan dhe dresingun dhe i shërbejmë menjëherë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?