Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Patëllxhanë të mbushur me gjizë (në furrë) dhe Petulla me kos për mëngjes

29 Qershor 2018, 12:29| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 13:53

  • Share

Përmbajtja

4 patëllxhanë

500 gr gjizë pa kripë

400 gr salcë domate

8-10 fetë djath mozzarella

50 gr djath kaçkavall të integruar

Majdanoz ose borzilok

Kripë dhe piper i zi

 

Përgatitja

Lajmë dhe thajmë patëllxhanët, e më pas i presim ato në feta të holla dhe i spërkasim me pak kripë.  Pasi nxjerrin lëngun, i thajmë mirë dhe i pudrosim me pak miell , i skuqim nga të dy anët deri sa të zverdhen pak.

Vendosim gjizin në një tas dhe shtojmë në të kripë, piper të zi e majdanoz të grirë hollë, dhe të gjitha këto i përziejmë mirë.

Vendosim në çdo fetë patëllxhani gjizë, duke e hapur atë në të gjithë sipërfaqen. Kështu vazhdojmë me të gjitha fetët e patëllxhanit.

Shtojmë në tepsi një shtresë me salcë dhe vendosim patëllxhanët role duke mbushur komplet tavën.

Përsëri mbi patëllxhanë shpërndajmë pak salcë dhe në fund vendosim fetat e mozzarelës. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

 

Receta e dytë : Petulla me kos për mëngjes

Përbërësit

1 kokërr vezë

150 gr kos

1 lugë çaji kripë

150 ml ujë

350 – 400 gr miell

¼ lugë kafe kripë

2 lugë gjelle qumësht

Vaj për skuqje

Përgatitja

Vendosim miellin në një tas duke lënë një dorë mënjanë. Hapim një gropë në mes dhe hedhim vezën e plotë , kosin kripë dhe i përziejmm pak. Pa  shtuar miellin shtojmë ujin dhe i përziejmë përsëri. Shpërndajmë një majë luge kafe sodë buke në miell dhe përziejmë masën e lëngshme duke shtuar ngadalë pjesën e mbetur të miellit . e përziejmë të gjithë masën duke shtuar në fund 2 lugë gjelle qumësht. E trazojmë brumin mirë deri sa shohim që ai të jetë lidhur mirë ( një brum jo shumë i fortë, por jo shumë i hollë). E lëmë të pushojë për 10 minuta.

Nxehim vajin dhe me ndihmën e 2 lugëve çaj formojmë petullat jo shumë të mëdha me qëllim që të piqen shpejt dhe të mbeten të verdha. I shoqërojmë me djath , reçel ose mjaltë.

Ju bëftë mirë!

 

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?