Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Shishqebap me perime e sallam dhe Shqeto Përmeti

23 Tetor 2018, 12:28| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 14:33

  • Share

Përbërësit:

400 gr sallam si qëmoti

3-4 patate mesatare

3-4 kunguj

3-4 patëllxhanë

Rozmarinë

3 lugë gjelle parmixhan

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Lajmë perimet. Patatet i vendosim në tenxhere dhe i ziejmë për 10 minuta (jo plotësisht). I presim të gjitha perimet në feta rrumbullake, gjithashtu edhe sallamin. I alternojmë ato në një shkop shishqebapi dhe i vendosim në një tepsi të cilën më parë e kemi lyer me pak vaj.

Vendosim pak rozamrinë të freskët dhe i pudrosim perimet me parmixhan të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 25 minuta. Shërbejmë shishqebapin të shoqëruar me sallatë jeshile.

Receta e dytë :Shqeto Përmeti

Përbërësit:

700gr mish qingji

2lgj miell

300ml qumësht

2 kokrra vezë

1 limon

Gjalp

Kripë, Piper

Majdanoz

Përgatitja:

Pasi e presim mishin në porcione, e shpëlajmë dhe e kaurdisim pak sat ë përthithë lëngun e tij. Shtojmë ujin sa të mbulojë mishin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare duke shtuar dhe pak kripë. Në pak gjalp kaurdisim 2 lugë gjelle miell si për beshamel, pa i dhënë ngjyrrë dhe shtojmë qumështin. Sa të fillojë të marrë valë shtojmë dhe lëng mishi dhe e lëmë të marrë përsëri pak valëdhe më pas e shtojmë në tenxhere. E lëmë të marrë valë së bashku me mishin për 5 minuta dhe e largojmë.

Rrahim 2 kokrra vezë dhe shtojmë gjysmën e limonit të shtrydhur. Pasi të ketë rënë vala në tenxhere (të jetë ftohur pak), shtojmë në tasin me vezë pak nga lëngu i mishit. E trazojmë e më pas e shtojmë gradualisht në tenxhere. Shkrijmë pak gjalp, e përvëlojmë shqeton , e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë duke i shtuar pak piper të zi nga mulliri.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?