Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Tartë me gjize e domate dhe Supë krem karrote me patate

19 Korrik 2018, 11:33| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 15:42

  • Share

Përbërësit për brumin e  një pete Brise

200 gr miell

100 gr gjalp i ftohtë

70 ml ujë

Petën  Brise mund të zgjidhni edhe ta blini

Përbërësit për mbushjen

400 gr gjizë pa kripë ose (Rikota)

100 ml pana

2 kokrra vezë

40 gr parmixhan i grirë hollë

200 gr domate qershi

30 gr ullinj të zi

Borzilok

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja : 

Miellin e vendosim në tavolinë. Shtojmë në të gjalpin e ftohtë të prerë në kubikë deri san a formohet një masë e thërrmuar. Shtojmë pak nga pak ujin dhe formohet një brum i plotë. E mbështjellim me celefon dhe evendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga frigoriferi dhe me ndihmën e okllahisë dhe pak spërkatje me miell hapim një petë me diametër 25 cm dhe trashësi rreth 2-3mm.

Vendosim petën në një tepsi ku më parë kemi shtruar letër pjekje. E shpojmë bazën e saj me pirun me qëllim që të mos fryhet. Në një tas vendosim vezët, gjizën, panan, parmixhanon , kripën , piperin dhe borzilokun e copëtuar. I përziejmë mirë dhe e shtojmë atë në tepsinë ku kemi shtruar petën. Nivelojmë gjizën dhe pasi domateve i bëjmë një prerje kryq në majë, i vendosim ato të shpërndara në tepsi. Në hapësirat boshe vendosim disa gjysma ullinjsh. Vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 20 minuta.

Receta e dytë : Supë krem karrote me patate

Përbërësit:

300 gr karrota

300 gr patate

600 ml lëng perimesh

150 ml qumësht

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle gjalp

2 thelpinj hudhër

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Ngrohim vajin e galpin dhe në të kaurdisim për 3 minuta qepën e prerë në kubikë . Shtojmë hudhrat , i trazojmë për 1 minutë dhe më pas shtojmë karrotat , patatet e prera sa më hollë dhe i kaurdisim së bashku deri sat ë ngrohen perimet. Më pas shtojmë 600 ml lëng perimesh dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Më pas e kalojmë në blender duke e kthyer atë në krem. E servirim supën duke shtuar një lugë çaji gjalp të shkrirë.

Ju bëftë mirë !

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?