Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Tavë kosi me pulë e hudhra dhe Sallatë me kungull të njomë e karrota

27 Nëntor 2018, 12:48| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 13:51

  • Share

Receta e parë: Tavë kosi me pulë dhe hudhra   

Përbërësit:

1 kg  mish pule miks

 500 ml ujë

 4-5 lgj miell

4 kokrra vezë

 1 kg kos

 6 thelpinj hudhër

 Kripë, piper i zi

 3 lgj gjalp ose 2 lgj vaj ulliri

 1 lugë kafe piper të kuq

Përgatitja:

Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Receta e dytë: Sallatë me kungull të njomë dhe karrota

Përbërësit:

400 gr kungull të njomë

 200 gr karrota

 100 gr kastravec

 150 gr rrepa të kuqe

 1 qepë e kuqe

 Kripë, piper i zi

 2 lgj uthull molle

 4 lgj vaj ulliri

 2 petë pjedini

Përgatitja:

Pasi t‘i kemi larë të gjitha perimet i grijmë në rende trashë. Në një tas të vogël përgatisim salcën marinuese duke trazuar uthullën me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe më pas e shtojmë tek perimet.

Në një tigan pa yndyrë pjekim një petë tortilla, më pas e presim në copa katrore dhe vendosim mbi çdo copë nga një lugë sallatë të freskët.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?