Opinion
Periferi

Të ishin në komunizëm, këta do të dënonin me vdekje edhe Yuri Kim

8 Gusht 2021, 09:33| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 09:35

  • Share

Kur Musine Kokalari deklaroi në gjyq se “edhe pse jam socialdemokrate, nuk do të thotë se e dua Atdheun me pak se ju”, ndoshta, pa dashje, prodhoi një traktat që ende sot e kësaj dite i rëndon si një gur i madh në qafë shoqërisë sonë, duke penguar çlirimin individual dhe progresin shoqëror: Vështirësia e madhe e pranimit të të qënit ndryshe, të të menduarit ndryshe, të të jetuarit ndryshe, edhe pse të gjithë në bashkësinë e qytetërimit dhe ligjshmërisë. Edhe më keq akoma. Ajo që në kohën e diktaturës bëhej në emër të proletariatit, sot bëhet vetëm në emër të egos personale e të mungesës së hapjes mendore, gjë që shihet shumë qartë në disa mes nesh që nuk janë larguar asnjëherë nga Shqipëria dhe nuk janë përballur me realitete të tjera të punës dhe të jetës në botën demokratike, ku të qënit ndryshe, nuk është një problem, përkundrazi një vlerë progresiste.

Eshtë sikur, disa prej nesh, janë katapultuar direkt nga bankat e akuzave të gjyqeve publike të kohës së diktaturës, në rrjetet sociale, ose në mjetet e komunikimit. I njëjti mentalitet, të njëjtat veprime, vetëm se akuzat dhe dënimet absurde të kohës së diktaturës, sot janë shndërruar në ofendime po aq absurde.

Vetëm për të treguar që nuk ndajnë të njëjtin mendim me disa deklarata apo veprime të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa nuk e mendojnë dy herë ta sulmojnë e ofendojnë Yuri Kim nga pikpamja fizike, raciale, origjina, duke i modifikuar edhe emrin. Çfarë do të bënin po të ishin në një teatër të kohës së diktaturës e ta kishin Yuri Kim përballë, në vend të Musine Kokalarit apo Sabiha Kasimatit?

Secili prej nesh mund të sjellë shembuj të pafund se si apo pse është akuzuar a ofenduar nga një i njohur apo i panjohur. Personalisht kam ndjerë një egërsi të pakuptueshme e të papritur nga ndonjë (përveç shkrimeve politike) edhe pse, për shembull kam shkruar për një spektakël në La Scala të Milanos, apo se jam nga Shijaku, apo sepse publikoj foto të Natyrës dhe shkruaj për të, apo se lexoj aksh libër, apo sepse respektoj Ligjin. Duket sikur një ekzistencë ndryshe trondit dikë tjetër deri në pikën që veprime të thjeshta të kujtdo një ditë mund të shndërrohen në “armën” që do të godasë me qëllimin për të “ofenduar” pamëshirshëm.

Psikologët një ditë mund të na thonë se janë duke studiuar thellë këtë fenomen, e deri atëherë, mendoj se duhen parë dhe konsideruar si filma bardhë e zi, që nga e kaluara e errët, vazhdojnë të na kërcënojnë e ofendojnë, por që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse me të fundit shembuj të asaj shoqërie të egër që pat prodhuar karantina më e gjatë dhe më e shëmtuar e diktaturës.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bureto: 09/08/2021 10:00

    Zonja Yuri Kim, mbas mbarimit të mandatit të zotit Donald Lu, u dërgua në Shqipëri për të përmbushur misionin amerikan, atë që ,të paktën për këto 10-15 vjëtët e fundit, shoqëria shqiptare nuk e bëri dot, edhe sepse ashtu si e ndërtuan shtetin ishkomunistët nuk do mundeshin, domethënë nuk mundën të bënin pastrimin e politikës nga mbeturinat e dikaturës. Më i pështiri dhe më i rrezikshmi ndër ta ishte Saleh Berisha, edhe pse në ato fillime postkomuniste, e pati mbështetjen e amerikanëve. Si duket në ato kohë ashtu u konvenonin edhe atyre llogaritë. Por po ata kur zullumi trashet, përdorin shprehjen ‘Enough is enough’-mjaft është mjaft, pra tënë më thjesht ‘Boll më!. Kanë siguruar hap pas hapi ngjarje pas ngjarjeje jo sot/dje, por ndoshta një dekadë më parë se Berisha (berishizmi) është ende pengesë për zhvillimet demokratike në Shqipëri, që për shkak të një korrupsioni endemik ka frenuar dhe zhvillimin e ekonomik dhe institucional etj.menduan se rruga më e mirë do të ishte do të ishte që pastrimi të fillonte nga reformimi i drejtësisë që në themel kisht dhe ka pandëshkueshmërinë e politikanëve dhe shtetarëve të lartë. Dhe e iniciuan këtë qysh në vitin 2015 me ambasadorin Lu, pa të cilin ajo mas që do të ishte filluar, ndaj dhe e morën vetë në dorë. . Pengesat për sendërtimin e drejtësisë së re dhe çlirimin e saj nga kthetrat e politikës, qysh në fillimet e saj, sidomos nga dyshja Berisha – Meta, ishin drakoniane, të cilët më mirë se kushdo kuptuan dhe ndjenë rrezikun e tyre në rradhë të parë.. tani qysh atëhere dhe deri më sot problemet kanë mjaft të qarta.në këtë moment kritik erdhi zonja Kim. Këmëngulja e saj për ta çuar deri në fund këtë mision e ka nxjerrë fare nga faza dyshen problematike dhe tufën që e ndjek pas. Mbasi përfunduan zgjedhjet, kur deri atëhere problem më vete ky qysh nga lënia e mandateve nga PD-LSI, dhe heqjen e tyre nga rruga e futjen në institucione, dhanë goditjen më të madhe (fatale), sigurisht të planifikuar. Mandatën “non grata”, për monstrën Sali dhe shkarkimin e Ilirit, presidentit mafioz. Kush mendon se këtë të fundit e ka shkarkuar Edi Rama apo parlamenti, minimalisht është naiv. Kujtoni sesi votoi parlamenti përfshire Berishën dhe Metën me 140 vota pro e asnjë kundër, në 22 korrik 2016, ndryshimet kushtetuese për reformimin e drejtësisë.! E pashembullt në historine e parlamentarizmit. Jo vetëm në Shqipëri. Të gjithë e kuptojnë arsyen pse. Pikërisht në këto dy goditje, pavarësisht ndrimit të administratave, u ndodh këtu si përfaqësuese e shtetit amerikan, zonja Yuri Kim. Është kjo arsyeja që i qëlloj kësaj të përballet edhe me ‘sulmin’ e pashembullt të klikës berisho-metiste. Por janë mjeranë Nuk kanë parë gjë akoma. Nuk lanë gjë pa thënë edhe për zotin Lu, por ai nga administrata e sotme e zotit Xho Bajden, u ngrit edhe më në detyrë dhe jo pak, zëvendës Sekretar Shteti, ose siç i themi ne zv.ministër i Jashtëm i SHBA-ve Jo pak! Jo i Shqipërisë ëëë, por i shtetit më të madh dhe më të fuqishëm në botë që sot është miku më i madh i shqiptarëve. Edhe më i mirë do të jetë shpërblimi për zonjën Kim, pavarësisht lehjeve të segmentëve ogurzinj të mafies politiko-mediatike në Shqipëri. Sidoqoftë të gjitha këto janë kuisjet e fundit të qenit kur i vjen ngordhja, i cili para këtij fundi vete dhe përmjer në derën e vakëfit. . Dhe në këtë rast për ne shqiptarët kuptohet se nga cilët përfaqësohet ky.

    Përgjigju
  • Redi: 08/08/2021 21:22

    Paralelizmi qartazi eshte i pavend. Lidhur me komunizmin ne Shqiperi ne e dime se kush ka qene dhe si ka operuar. Nje grup individesh ne vitet 30, 40 qe per nje sere faktoresh, konsoliduan aksionin politiko ushtarak dhe morren pushtetin ne Shqiperi pas L2B. Quhej Parti Komuniste, me pas e Punes dhe pas 91, Socialiste. Qe pasi degjeneroi gjithe kasten elitare te vendit, ate pronesore dhe intelektuale, i zvendesoi me veten e vet per 50 vjet. Dhe qe krijoi "njeriun e ri" si "kuader" te se ardhmes. Soji i Berishes dhe Partise Demokratike eshte tipik i mentalitetit komunist. Por jo i rangut te larte. Pasiqe u drejtua dhe mbeshtet nga perendimi me paraardhesit e Kim. Imoraliteti shteteror si shprehje e injorances dhe areogances aktuale te pushtetit dhe atyre ngjitur tij si bakga kepuces, eshte per tu turperuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?