TIRANË - Edhe në ambientet publike në Tiranë ka vijuar dezinfektimi nga punonjës të bashkisë. Po ashtu, janë dezinfektuar edhe automjetet e efektivëve të policisë që në këto ditë të vështira për gjithë vendin, po punojnë për të mbajtur rendin dhe sigurinë dhe për të garantuar respektimin e masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Dezinfektimi ka nisur nga makina e shefit të trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës, ku siç shihet në pamje, punonjësit me veshjet mbrojtëse dezinfektojnë nga brenda dhe jashtë automjetin me logon "Policia Rrugore".
Komento