Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jacub Kindl

VIP & Spektakël

‘Të ofroj zemrën time’, Afërdita Dreshaj publikon klipin përrallor të dasmës (Video)

17 Gusht 2018, 16:53| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 16:57

  • Share

Dasma e tyre bëri vërtet bujë në të gjitha mediat rozë. Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me sportistin cek Jakub Kindl. Ceremonia madhështore u zhvillua në Miami të SHBA-ve, mes shumë miqve dhe familjarëve më të afërt.

Pavarësisht fotove që qarkulluan në rrjetet sociale ende nuk kishim parë asgjë deri kur para disa orësh Afërdita publikoi klipin përrallor. Detaje të veçanta që u vunë re ishte se stafi që kujdesej për përgatitjen e gjithçkaje kishte kapele të stampuara me inicialet “A+J”. Ambienti ishte madhështor, i dekoruar me lule të bardha që vareshin kudo.

Në sfond dëgjohen gjithashtu fjalët kumbuese të çiftit teksa i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Vërtet e bukur, shijojeni!

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?