Bota

Të rinjtë spanjollë i rikthehen jetës së natës pas 15 muajve izolim

21 Qershor 2021, 10:39| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 21:22

  • Share

Pas pesëmbëdhjetë muaj mbyllje dhe izolim rikthehet jeta e natës në Barcelonë e jo vetëm, por në shumë rajone spanjolle. Klubet e natës rihapën dyert nga 20 qershori duke mirëpritur të gjithë ata, të cilëve u ka munguar prej kohësh jeta e natës dhe duke ofruar një model të asaj sesi mund të jetë jeta pas pandemisë.

“E vërteta ka qenë dramatike, ka qenë diçka shumë e vështirë për të gjithë. Sektori i jetës së natës u mbyll i pari dhe ne jemi të fundit që u hapëm, kështu që nëse pandemia ka prekur shoqërinë spanjolle në një nivel të tillë, imagjinoni se si i ka prekur ata që u  mbyllën të parën dhe u hapën të fundit. Ishte vërtet e vështirë”,  shprehet një DJ.

Ndërkohë, të rinjtë spanjollë shprehen të entuziazmuar që jeta e tyre po i rikthehet normalitetit. Klubet e natës duhet ende të zbatojnë masat anti-COVID, ata do të funksionojnë me kapacitet deri në 50%, qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskë brenda, koha e mbylljes në 3:30 të mëngjesit dhe pronarët duhet të mbajnë një regjistër ku do të shënohen emrat e të pranishmëve. Regjistri duhet të kontrollohet çdo 1 muaj për të gjurmuar klientët nëse ka raste të COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?