Të shpallur në kërkim, arrestohen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 persona

17 Gusht, 14:46| Përditesimi: 17 Gusht, 15:01

  • Share

Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Gjirokastër dhe Kakavijë ditën e sotme. 

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga personin me inicialet M.Ç, 38 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Kosovës i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Ndërsa, një tjetër person me inicialet A.O 52- vjeç banues në Delvinë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë.

"Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhja", njoftoi policia. 

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare për ekstradimin e shtetasit të kapur në Gjirokastër, ndërkohë shtetasi i kapur në Kakavijë ju dorëzua Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?