'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)

29 Mars 2022, 18:04| Përditesimi: 30 Mars 2022, 10:14

  • Share

ELBASAN- Fshati Papër në Elbasan është shndërruar pasditen e kësaj të marte në një "fushë betejë" mes 2 shumë të kërkuarve, dikur miq, e sot armiq të përbetuar.

Report Tv mëson se ndaj Nuredin Dumanit është qëlluar mbi 20 herë ndaj makinës BMW-së me xhama të zinj me targa të vjedhura ku po qëndronte. Dumani është kundërpërgjigjur me armë, por ka mbetur i plagosur nga ushtarët e Talo Çelës. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Dumani që fshihej te BMW-ja me targa të vjedhura në Durrës në prill të 2021, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe ka shkuar në Fier. Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë, për pasojë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Report Tv sjell video nga aksioni i Policisë së Fierit, RENEA-s dhe FNSH në një pallat 9-katësh në lagjen 'Apollonia' në Fier, ku dhe ishte fshehur Dumani pas krimit, teksa i janë vënë prangave edhe 2 shokëve të tij. Gjatë këtij operacioni, iu gjetën edhe snajper, armët e tjera, dylbi dhe jelek anti-plumb, që janë shndërruar në provën më të fortë të uniformave blu, se Dumani ka qenë autor i atentatit të ndodhur rreth orës 17:35 në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Në vendin e atentatit shkoi edhe drejtuesi i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa. Në ndihmë të bluve të Elbasanit mbërritën edhe forcat elitë RENEA.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq
Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Nuredin Dumani dhe momenti i arrestimit ku dallohet plaga në shpinë

 Talo Çela dhe makina ku udhëtonte Dumani

 

Ora 01:23
Atentati në Elbasan, Policia e Shtetit konferencë të jashtëzakonshme: Kapet i shumëkërkuari Nuredin Dumani, të arrestuar edhe 3 persona të tjerë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha detaje nga atentati i ndodhur pasditen e së martës në Elbasan.Në një konefrencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të së mërkurës, po Nano foli më tej rreth arrestimit të Nuredin Dumanit.

"Gjatë operacionit "Arratia", u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje, Nuredin Dumanit," tha Nano. Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, janë gjatur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera.

Më tej ai shtoi se gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier. 40 vjeçari u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Po ashtu Nano tha se gjatë operacionin "Arratia" u kapën edhe dy persona të tjerë, për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Drejtori i Policisë së Shtetit, më tej u shpreh se: "Nuredin Dumani në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri  kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)".

Ndërkohë Nano tha se hetimi vazhdon për të gjithë ngjarjen dhe nuk mund të japë detaje të tjera mbi hetimin. Lidhur me ngjarjen foli dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili tha gjithashtu se ngjarja është ende nën hetim.

Në këtë operacion u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

 

Ora 23:44
Atentati në Elbasan/ Bashkë me Nuredin Dumanin, të arrestuar dhe 2 'ushtarët' e tij

1648590306_Screenshot4.jpg

Nuredin Dumani nuk ka qenë i vetëm në momentin e arrestimit. Mësohet se së bashku me të në aksionin e policisë, u arrestuan edhe 2 'ushtarët' e tij, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.  

Ora 23:05
VIDEO nga momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumani në Fier. Dumani është arrestuar në një pallat 9-katësh në Fier dhe është marrë me ambulancë pasi mbeti i plagosur nga shkëmbimi me armë zjarrë në Fier.

Dumani qëlloi me breshëri plumbash drejt një BMW në Elbasan, ku dyshohet se fshihej Talo Çela.

 

Ora 22:33
Përplasja me armë në Elbasan/ Kush është Nuredin Dumani, tutori që martohej me vajzat dhe i trafikonte për prostitutë! 1 vit më parë i vrau vëllanë Talo Çelës

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela. 

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare njihet pasi, ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

Ora 22:28
Atentati në Elbasan, arrestohet Nuredin Dumani, u plagos gjatë të shtënave me armë! I gjendet snajper e jelek anti-plumb

Atentati në Elbasan, arrestohet Nuredin Dumani. Si pasojë e shkëmbimit me armë mes makinave, ai ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, nga sa mësohet atij i është sekuestruar edhe një armë, jelek anti plumb, e snajper, që janë përdorur si provë nga policia.

Ora 21:26
U qëllua me mbi 20 plumba, kjo është BMW-ja me targa të vjedhura dhe xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela

 

Report Tv sjell pamje të BMW-së që është qëlluar mbi 20 herë. Një makinë me xhama të zinj, me targa të vjedhura në Durrës, e ndërsa dyshohet se brenda saj fshihej Talo Çela.

Ora 20:55
Të shtënat me armë drejt BMW në Elbasan/ Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit, që sot dyshohet se iu bë atentat

Në ngjarjen e sotme të Elbasanit, ku drejt BMW-së u qëllua me breshëri arme, dyshohet se është Talo Çela. Po kush është Talo Çela? Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Ora 20:00
Atenati me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin, dyshohet për një person të plagosur

 

Atenati me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin, dyshohet për një person të plagosur. Nuk dihet identiteti i tij. 


 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parruca: 30/03/2022 10:15

    Talo Cela vjen verdalle i lire diten per diell dhe policia nuk e kap dot? Ky Gledis Nano doli nje pupac prej lecke, se me te tille lajmi duhet te kishte dhene doreheqjen. Dumani e gjeti Talon por policia nuk e gjen dot?

    Përgjigju
  • Une: 30/03/2022 01:55

    Dy pytje kisha. 1. Akoma gjalle ky edhe 2 akoma ne elbasan rri?

    Përgjigju
  • Back: 29/03/2022 22:49

    Kte e mbanin backat ne fier…nje skopidhje me pak rrugve..

    Përgjigju
    • Koli: 30/03/2022 08:55

      Po kete e mbante bene qimja ne fiere dhe ne vlore ka bere deme me kokuqin dhe ede kecken rinte nje me pak

    • Gripi: 29/03/2022 23:44

      Fieri gjithmone eshte streha killerave qe nuk vrasim ne fier. Keta Backat a e gjeten kush jua vrau ate bosin e tyre apo akoma? Qenkan perlyer mire Backat prandaj edhe i paskam vrare ne mes te fierit. Persa i perket ketij Dumanit nga dibra policia kot e ka arestuar, ta kishte qerruar aty ne aksion. Ne burg perjete serish do krijoje probleme jashte si te gjithe te tjeret qe jane brenda. Policia kete dhe Talo Celen i paska patur ne mes te qytetit dhe i kap vetem pasi vriten me njeri tjetrin.

  • Shoku: 29/03/2022 22:44

    Talo nona e atentateve ujk eshte,do ti pastroj te gjithe keta morracaket amatoret e rinj qe dun me bo emer, harrojne budallenjte qe Talo te vret naten e te vjen ne varrim te pi kafen,me eurot e Rinasit shko 100vjet pa e kap????????

    Përgjigju
    • hane: 30/03/2022 09:29

      Jete "Bosi" , duke u fshehur si miu. Trap njeri thuaj qe e ka cu jeten e tij dem, dhe po merr shume te pafajshem me vete.

    • @ Shoku: 29/03/2022 23:47

      Nona apo baba do iki per lesh si gjithe te tjeret heret ose vone. Vellain ja vrane. Cfare jete eshte kjo? Apo jete bosash sipas teje? Ti pastroje keta qe thua ti dhe pastaj ta pastrojne dhe ate llum se boll ka bere.

  • Eksperti: 29/03/2022 22:04

    Ne kemi ekspertet me te mire ne europe, Po te duan me shenja gishtash dhe me prova Qe kane lene ne makine dhe neper arme e shishe benzine Fije floku dhe cdo shenje te mundshme, Jane lehtesisht te verifikueshem kush jane personat Dhe me njolla gjaku.. Por si gjithmone nuk duan se jane te gjithe te shitur, Se shesin fmit e vet per lek kto plera.

    Përgjigju
  • Macoku: 29/03/2022 21:28

    Mos e ka gjujt policia ngaqe ka qen person ne kerkim ????????????????

    Përgjigju
  • Ftoni: 29/03/2022 21:20

    Po normal o Loni! Hajdutet me uniforme nuk mendojne per te ruajtur rendin,po mendojne per te vendosur gjoba,qe e mbyten kete popull hallegji me gjoba.

    Përgjigju
  • Hazizi: 29/03/2022 21:11

    Makina qe ka benzinen brenda ka planifikuar atentat dhe me pas djegjen e saj. Policia eshte e inkriminuar, ne na cane koken per xhama te zinj pas kurse kjo bmw i ka te gjithe dhe targa autobuzi dhe se ndalon askush....

    Përgjigju
  • Loni: 29/03/2022 19:08

    Hahahaha makine me targa te vjedhura ne durres ne qarkullim te zakonshem pa piken e problemit! policia qe duam! Skandal!

    Përgjigju
    • Agjenti: 29/03/2022 20:56

      Kane qene per atentat cunat por i paskan kap kundershtaret te paret. E humbem dhe nje rast me djeg makinen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?