Komisariati i Policisë Lezhë

Kronikë

Të zhdukur prej dy ditësh, familjet alarmojnë policinë për kërkimin e dy të rinjve

26 Tetor 2018, 13:08| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 13:30

  • Share

Një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë i moshës 19-vjeç, rezultojnë të zhdukur prej dy ditësh. Dy të rinjtë janë banues në të njëjtin qytet, në Lezhë. Familjet përkatëse janë drejtuar në komisariatin e policisë Lezhë për të bërë denoncimin për zhdukjen e të rinjve.

Njoftimi i policisë, Lezhë

Shtetësia T.M., vjeçe 53, banuese në fshatin Barbullojë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur J.M., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Shtetasi R. S., vjeç 40, banues në Lezhë, kallëzon se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D.S., vjeç 19. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?