Politikë

Tym e flakë në Kuvendin e Serbisë, analistja për Report Tv: S'kishte ndodhur që prej 32 vitesh! Beogradi i ka sytë te Rusia, jo tek Europa

5 Mars, 13:30| Përditesimi: 5 Mars, 13:45

  • Share

Kuvendi i Serbisë u përfshi nga tymi dhe flaka në seancën e mbajtur një ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë analistja Ardita Behluli, shprehet për Report Tv se një përplasje mes pozitës dhe opozitës ishte pritur, por jo e këtij lloji.

Më tej analistja thotë se kjo atmosferë nuk ishte parë që para 32-vitesh.

“Kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, kërkoi që që përkundër kushteve të krijuara të vazhdohej seanca dhe të votoheshin 62 pikat. Ana ishte shumë e nervozuar, ofendoi rëndë liderët e opozitës. Po ashtu pati edhe një kundërpërgjigje nga një deputet që e quajti këlyshë”, shtoi Behluli teksa theksoi se në një moment ajo tregoi disa nga titujt që mediat në Kosovë kishin shkruar për kaosin.

Sipas saj e opozita serbe “po kënaqte Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.

“Gjatë kohës që ka zgjatur mbledhja kemi dëgjuar paralelizmin se Serbia është në gjendje kritike, ata që nuk ia duan të mirën Serbisë po punojnë në favorin e Kosovës. Kemi dëgjuar edhe deklarata edhe nga Ana ku thoshte se këtyre (opozitës) iu harxhuan paratë që kishin të destinuara nga Perëndimi”, tha analistja për gazetarin Nertil Agalliu.

Në fund Behluli theksoi se Serbia e ka treguar hapur orientimin e tyre.

"Serbia, sytë i ka nga Rusia, teksa po merr një përkedhjelje nga SHBA. Pra kjo do të thotë që se Serbia nuk i ka sytë nga vendet e Europës”, përfundoi Behluli.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?