Janë ndezur për herë të parë pas dy vitesh termocentralet lundruese të vendosura në Triport në Vlorë. Report TV mëson që dy TEC-et do të kalojnë një provë 72-orëshe për të testuar prodhimin e energjisë përmes tyre. Pak ditë më parë Korporata Elektronergjetike hapi tenderin për të blerë 21 mijë tonë lëndë djegëse për të furnizuar termocentralet, në mënyrë që të nisë prodhimi i energjisë prej tyre.
Vënia në punë e gjeneratorëve termikë, vjen në pikun e sezonit veror, kur mungesa e reshjeve ka shtuar importet, pasi prodhimi vendas nuk mbulon me furnizim të gjithë konsumatorët. Edhe vetë KESH sqaronte se prodhimi nga TEC-et vjen në kushtet e mungesës së prodhimit, duke theksuar se ndezja e tyre do të bëhej vetëm në periudha sezonale kur nuk garantohet furnizim.
Pritshmëritë janë që pasi të nisë prodhimi i energjisë prej tyre të mbulohen deri 15% të nevojave të vendit për energji, ndërkohë kapaciteti i prodhimit është 110 megavat orë.
Për të prodhuar një megavat energji, TEC-et lundruese konsumojnë 229 kg lëndë djegëse, ndërsa kostoja e prodhimit përllogaritet mesatarisht 150-170 euro/ një megavat. Ndërsa çmimi i energjisë në bursë luhatet deri në 130 euro/megavati, kurse në momente piku deri në 400 euro, megavati.
Vetëm si rezultat i prodhimit të pamjaftueshëm për të furnizuar qytetarët me energji në kushtet kur mungojnë reshjet e shiut, KESH ka blerë nga muaji qershor kur nisi importet e para deri më tani 38.1 milionë euro energji elektrike.
Paq fare, ketej tymi i TEC-eve anedej nga jugu tym ashashi dhe thonë pastaj se s'ka turuzem elitar.
PërgjigjuKu shkon tymi i ketyre? Pyes per nje shokun tim qe ka shtepine aty afer.
PërgjigjuCi kenaqen turistet me tym nafte.
Përgjigju