ROMË, Itali - Agjenti i trajnerit Jurgen Klopp, Mark Kosicke ka hedhur poshtë zërat që vinin nga Italia se gjermani kishte një marrëveshje dhe i kishte thënë "po" drejtuesve të Romës për të qenë trajneri i verdhekuqve sezonin e ri.
“Negociatat me AS Roma nuk janë të vërteta, është histori e rreme”, tha agjenti Mark Kosicke për 'Win Win All Sports'.
Sipas La Stampa, në datën 18 maj në orën 22:57 Klopp i kishte thënë "po" pronarëve të klubit, grupit amerikan Friedkin. Kanë qenë këta të fundit që kanë "ndezur" lojën me një video në kanalet e komunikimit, teksa fansat kanë zbuluar edhe detajet që në fund nuk kanë rezultuar të sakta.
Në video shfaqej Koloseu, Ujku, Olimpico, Sheshi 'Shën Pjetër' dhe Panteoni, me të gjitha këto që në italisht formojnë KLOPP.
La Stampa shkoi më tej duke thënë se Klopp nuk kërkoi asgjë më shumë, vetëm përforcime në ekip dhe dha një numër. Gjashtë, tre titullarë dhe tre rezerva. Rolet? Një mbrojtës qendre titullar (që pritet të gjendet në ligën austriake), një sulmues krahu titullar dhe një mbrojtës rezervë. Kërkesa edhe në mesin e fushës, me disa emra të lakuar.
Megjithëse ende nuk kishte diçka zyrtare, në Itali e bënë fakt të kyer se mes Klopp dhe klubit kishte një akord paraprak, gjë që në fund nuk rezultoi e vërtetë.
From Rome to the world, the voice of @OfficialASRoma echoes with pride, resilience, and identity. We’re proud to walk alongside this club—honoring its past, investing in its future. Together, we move forward: with heart, with honor, with Roma.❤️? pic.twitter.com/gWltOHgC1d
— The Friedkin Group (@friedkingroup) May 16, 2025
Agjenti i Jurgen Klopp thotë se raportet për marrëveshje me Romën nuk janë të vërteta. “Negociatat me AS Roma nuk janë të vërteta, është histori e rreme”, tha agjenti Mark Kosicke për 'Win Win All Sports'.
Tanimë lajmi i La Stampa se gjermani kishte një marrëveshje për të qenë trajneri i Romës është zbehur.
? Jürgen Klopp’s agent Mark Kosicke: “Reports on Klopp becoming new AS Roma manager are not true”, told @winwinallsports. pic.twitter.com/281AAv4i8Y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 20, 2025
Komente
