Sport

VIDEO/Tymëse dhe flakadanë në Ballsh, tension te Bylis-Tirana

7 Prill 2018, 14:58| Përditesimi: 7 Prill 2018, 15:07

  • Share

Tension në stadiumin e Ballshit, tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics”, ndërpresin për disa minuta ndeshjen Bylis-Tirana. Në minutën e 20-të tifozët e Tiranës kanë ndezur flakadanë dhe i kanë hedhur në fushë, gjë e cila ka bërë që të ndërpritet ndeshja. 

Njëri nga mbrojtësit e Bylisit, Shoshi, ka marrë një tymuese dhe e ka hedhur në drejtim të tifozëve bardheblu, duke nxehur gjakrat edhe më shumë. Ndeshja rifilloi me Shoshin që u ndëshkua me karton të verdhë. Pjesa tjetër e ndeshjes ka vazhduar pa incidente por duhet theksuar që po luhet një lojë e ashpër, me ndërhyrje të rrezikshme nga ana e të dyja skuadrave. Tirana po fiton 0-1.
 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?