Boksieri britanik, Tyson Fury e ka mbyllur vitin 2022 me fitime marramendëse. "Mirror" në ishull bën me dije se fitimet ditore të boksierit ishin mbi 40 mijë euro në ditë. Fury mbrojti dy herë me sukses titullin WBC, së pari kundër Dillian Uhyte para 90 mijë tifozëve në Uembley, teksa fitoi më pas kundër Derek Chisora në "Tottenham Stadium".
“Ai ka pasur një vit të shkëlqyer dhe shifrat e pasqyrojnë këtë. Ai tashmë është kampion i popullit dhe po shkon nga forca në fuqi. Popullariteti dhe fuqia e tij fituese është e pabesueshme”, thuhet në artikullin e ‘Mirror’.
Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Tyson Fury tani ka më shumë se 50 milionë euro në llogaritë bankare vetëm për 2022, duke u bërë një ndër sportistët më të paguar.