Tyson Fury

Tyson Fury del përfundimisht nga boksi: Do i kushtoj kohë familjes, kam arritur gjithçka kam dashur

28 Prill 2022, 16:37| Përditesimi: 28 Prill 2022, 16:42

  • Share

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury ka konfirmuar se do të tërhiqet nga boksi, pasi do të kalojë më shumë kohë me familjen e tij në Paris, bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët. Fury ka theksuar se asnjë shumë parash nuk do e bënte që ta ndërronte mendimin. Ai ka theksuar se boksi është një sport i rrezikshëm ndërsa është shprehur se në këtë sport ka arritur gjithçka që ka dashur.                                                                             

“Unë jam i lumtur, jam i shëndetshëm. Kam një grua të bukur, kam gjashtë fëmijë. Kam rripa të panumërt, kam shumë para, kam sukses, famë, lavdi. Për çfarë më shumë po e bëj?. Boksi është një sport shumë i rrezikshëm, ju mund të nxirreni jashtë me një grusht siç e kemi parë të shtunën mbrëma dhe duhet vetëm një goditje e pafat dhe mund të mos ngriheni”. Unë do të largohem ndërsa jam i pari. Jam njeriu i dytë në histori që doli në pension si kampion i pamposhtur i peshave të rënda. Jam shumë, shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur në zemrën time me atë që kam bërë dhe atë që kam arritur.

Nuk ka të bëjë me paratë për mua. Për shumë njerëz në këtë botë, gjithçka ka të bëjë me paratë, më shumë para e më shumë para. Unë kam mjaft para. Kam mjaftueshëm nga gjithçka që kam nevojë. Jam shumë njeri i thjeshtë. Unë ngas një VW Passat 07. Jam një person shumë normal, nuk kam nevojë për tonelata me para për t’i bërë përshtypje të gjithëve”, përfundoi britaniku.

Më 24 prill Tyson Fury ka ruajtur titullin e tij botëror në peshën e rëndë WBC. Fury ka mundur me knock out Dillian Whyte në raundin e gjashtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?