Tyson Fury ruan titullin kampion bote, paralajmëron tërheqjen nga boksi: Kam përmbushur gjithçka që kam dashur (VIDEO)

24 Prill 2022, 08:48| Përditesimi: 24 Prill 2022, 08:57

  • Share

Tyson Fury ka ruajtur titullin e tij botëror në peshën e rëndë WBC. Fury ka mundur me knock out Dillian Whyte në raundin e gjashtë. Ai e administroi vazhdimisht ndeshjen, kurse në raundin e gjashtë arriti ta hidhte në tokë kundërshtarin Dillan White. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.

Tyson Fury pas fitores nënkuptoi se mund të tërhiqet nga boksi, pasi sipas tij tashmë ka përmbushur gjithçka që ka dashur.

"Unë do të shkoj në shtëpi me gruan dhe fëmijët e mi, kam qenë në rrugë për një kohë të gjatë dhe kam përmbushur gjithçka që kam dashur. Unë do të tërhiqem si pesha e dytë e rëndë në histori pas Rocky Marciano që do të tërhiqet i pamposhtur. Dy herë kampion i botës në kategorinë e rëndë të revistës Ring. Të gjitha rrugët të çonin te Mbreti Gypsy dhe unë isha i pamposhtur në këtë lojë", u shpreh Fury.

Pas dy vitesh pandemi në ‘Uembley’ u mblodhën 94.000 tifozë për të ndjekur ndeshjen.

"Jam i tronditur nga mbështetja. Nuk mund të besoj se 94,000 bashkatdhetarë dhe gra erdhën këtu për të më parë. Nga zemra falënderoj të gjithë ata që blenë një biletë dhe qëndruan deri vonë për të parë këtë luftë”, tha Fury.

Foto nga ndeshja mes Tyson Fury dhe Dillan White

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 24/04/2022 10:08

    Fizik me te dobet skam pare ndonjehere. Ky gipsi as nje round nuk do i mbijetonte Taysonit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?