VIDEO/U aksidentua bashkë me fëmijët, Kristian Boçi: Kam humbur shikimin në syrin e majtë

17 Shtator, 18:45| Përditesimi: 17 Shtator, 18:57

  • Share

Kristian Boçi, u përfshi në një aksident pak ditë më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë

Biznesmeni udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Por, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boci tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.

 ‘Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët’– thotë ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?