Fëmija që humbi jetën

Kronikë

U aksidentua dje, humb jetën në spital 11-vjeçari nga Gjirokastra

10 Mars 2021, 09:22| Përditesimi: 10 Mars 2021, 09:57

  • Share

Një 11 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u përplas nga një 45-vjeçar mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar ku shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur "Ura e Çapos" , teksa drejtonte automjetin tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë policia, ka vënë në pranga 45-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?