Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

U aksidentua dje me automjet, AMP arreston policin në Sarandë: Ishte në gjendje të dehur! Hetim ndaj 2 efektivëve që u kapën duke pirë alkool në lokal

16 Nëntor 2023, 15:04| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 15:11

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin D.P me detyrë inspektor në pikën kufitare të Borshit, i cili humbi kontrollin e automjetit ditën e djeshme dhe u aksidentua. Pas kryerjes së testit të alkoolit, efektivi rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Po ashtu ka nisur ka nisur hetimi disiplinor për 2 policë të komisariatit të Peqinit, konkretisht M.Z dhe G.T të cilët u kapën duke konsumuar pije alkoolike në një lokal teksa ishin të veshur me uniformën e policisë.

Ndaj inspektorit të policisë kufitare të Borshit, rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?