Ishte pasditja e datës 19 prill, kur Kristina Bregasi kishte dalë me shoqërinë për të bërë shëtitje me makinë në qytetin e Poliçanit, por nuk e dinte se ajo ditë do të ishte tragjike. Makina me të cilën ajo udhëtonte, u përplas nga një tjetër dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri Aldo Zyliftari dhe mbetën të plagosur rëndë Kristina, shoferi dhe një tjetër e mitur.
Që nga ajo ditë Kristina, vetëm 15 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës dhe pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, ende ajo nuk ka reaguar. I rënduar emocionalisht, babai i saj bën apel për ndihmë në mënyrë që të mund ta dërgojë të bijën e vetme për kurim jashtë vendit.
“Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë. Vajza ka 6 ditë sot. Në kokë, në krahë të majtë dhe tek syri. Është bërë operacion dhe është në reanimacion. Nuk ka reaguar fare. Shpresa kemi. Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit”, tha babai i Kristinës.
Abaz Bregasi, thotë se aksidentimi i vajzës i ka prerë edhe motivin e vetëm për të jetuar. Djali i vdiq 7 vjet më parë nga një tumor, dhe gruaja e cila nuk mundi ta përballonte humbjen e djalit, ndërroi jetë pak kohë pas tij.
“Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja. Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë. Aksidenti ka ndodh në Poliçan. Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë. Kërkoj ndihmë”, tha babai i Kristinës.
Abazi jeton në gjendje të rënduar ekonomike dhe shpresat e vetme i ka tek bujaria e njerëzve.
*Për të ndihmuar babain e 15-vjeçares Abaz Bregasi mund ta kontaktoni në numrin 355 68 655 7327
Hapni nje nr llogarie per te ndihmuar
PërgjigjuPerse nuk e ndihmon shteti??? Kane miliona lek per fushata po asnje qindarke per njerez qe luftojne per jeten. Nese sistemi shendetesor ne Shqiperi nuk do te ishte kaq i pjerdhur, ai baba do e kishte djalin gjall dhe vajza sdo e kishte nevojen per kurim jasht shtetit.
Përgjigju