Gati 2 vite e gjysmë nga dënimi që mori nga shkalla e parë, gjyqtari Admir Thanza është shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Tiranës. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë është liruar nga akuzat për falsifikim dokumentesh.
Thanza akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, për shkak se nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ai u dënua me 9 muaj burg që iu konvertua në 18 muaj shërbim prove.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: - Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne kete menyre: -Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale”, thuhet në vendimin e Apelit.
Admir Thanza i shkarkuar dhe i dënuar pak kohë më parë për falsifikim formulari të vetëdeklarimit ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.
Bravo apeli! Keshtu te do partia,tna rruaj lesht drejtesia e re....ky thanza gjyqtari varfer nuk beri ndonje gje te madhe ne Itali,kishte mbetur pa buke adoloshenti varfer,vodhi nje panine per te shuar urine dhe drejtesia italiane si me e padrejta ne boten e qyteteruar dha nje vendim penal per adoloshentin varfanjak shqiptar qe jazëk i qofte....dhe ky thanzaVarfanjaku fiton te drejten qe te behet prap gjyqtar....germo tare,germo se qenin e ngordhur do gjesh....hëhëhëhëhë,mjaft u zgerdhitë ju aty!
Përgjigju