U akuzua në Paraguaj për korrupsion, Alibeaj: Trillime, fantazi e një mendje të sëmurë

12 Prill 2022, 13:40| Përditesimi: 12 Prill 2022, 13:56

  • Share

Akuza e një gazetari në Paraguaj ku i bën thirrje institucioneve të vendit të tij të hetojnë pasi bankieri Carlos Fernández Valdovinos i ka dhënë mbështetje financiare politikanit shqiptar Enkelejd Alibeaj duke zhvilluar korrupsion. Kjo akuza e bërë në twitter nga gazetari Pedro Escobar Medina u pasqyrua edhe në disa media shqiptare.

I pyetur sot para selisë blu ku do të zhvillonte mbledhjen e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka mohuar që të ketë marrë para nga Paraguaj dhe i cilësoi akuzat si trillime dhe fantazi të një mendje të sëmurë. Alibeaj tha se mediat shqiptare duhet të mësohen se ka edhe politikanë të pa korruptuar dhe të pashantazhueshëm.

“Duhet të jetë fantazi e ndonjë mendje të sëmurë. Këto janë shpikje dhe trillime dhe për të gjithë ata që disa media që nxorën një  lajmë të tillë, duhet të mësohen me faktin se mund të ketë politikan edhe të pa korruptuar edhe të pashantazhueshëm. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë. Jemi në mbledhje, që synimin e vetëm që ka bashkimin e demokratëve”, tha Alibeaj.

Një ditë më parë një gazetar nga Paraguaj, Pedro Escobar Medina kishte postuar një twitter ku sipas tij shkruhej se “Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj”.

Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018.   

Postimi i gazetarit në Paraguaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?