Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman

Bota

U akuzua nga 4 gra për dhunë fizike, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut

8 Maj 2018, 09:13| Përditesimi: 8 Maj 2018, 09:18

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën "New Yorker", ku katër gra e akuzojnë atë për dhunë fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Schneiderman të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh pas botimit të artikullit, raporton 'voa'.

“Gjatë orëve të fundit, akuza të rënda, që unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur ndaj meje", shprehet prokurori Schneiderman në një deklaratë. "Ndërsa akuzat nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale, ose me veprimet e zyrës, ato nuk do të më lejojnë të kryej funksionet e mia në këto kohë kritike. Për këtë arësye jap dorëheqjen, që hyn në fuqi më 8 maj, në përfundim të orarit zyrtar", shprehet prokurori i përgjithsëm i Nju Jorkut në një deklaratë.

Komento

Komente

  • 4-5-6 mandate: 08/05/2018 10:38

    Jo mo jo, rri nja 6 mandate si këtu në Shqipëri. Ne kemi vezirë e bimbashë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?