Pas akuzave që iu bënë ditën e djeshme nga Lëvizja Socialiste për Integrim, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka reaguar dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë hapat ligjorë duke çuar Cakajn dhe LSI-në në gjyq për prishje imazhi të saj dhe të institucionit që drejton.
”Në kushtet e lajmeve të shpërndara në media nga Znj, Silva Caka dhe LSI, e keqardhur që lufta politike po tregohet me të padrejtë e ashpër ndaj tatimpaguesve dhe Institucioneve, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, me shqetësimin e dëmeve të tashme dhe të ardhshme të shkaktuara nga ky lajm dhe nga të tjerë që mund ta pasojnë atë, dua tju bej me dije se, do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e të emrit dhe të imazhit tim dhe te institucionit qe drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit, dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”
Me herët reagoi edhe kompania ‘URBAN DISTRIBUTION’ e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.
Lajmi kryesor:
Akuzat ndaj drejtoreshës së Tatimeve, kompania publikon faktet dhe nxjerr blof LSI-në: Ja e vërteta e çdo veprimi ligjor! Ibrahimaj : Do ndërmarr të gjitha hapat ligjorë
K.T./ReportTv.al