Erjon Braçe në stadium

Sport

U akuzua për goditje të arbitrit, Braçe: A mund të më thoni se me çfarë kam qëlluar?

24 Prill 2018, 18:01| Përditesimi: 24 Prill 2018, 18:03

  • Share

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas akuzave se ka qëlluar me një send të fortë arbitrin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu si formë proteste ndaj vendimeve të tij. Braçe thotë se kjo ngjarje është bërë fakt i kryer pavarësisht se po abuzohet, pasi sipas tij raportimi mediatik nuk po bëhet në mënyrë korrekte.

Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer;

A mund te me thoni se me cfare kam qelluar;

me "cakmak"- sic thote origjinali, me "nje objekt"- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me "nje send te forte"- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky?

Po pres!

Erjon Braçe

Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagoi kundër veprimit të deputetit Erion Braçe, që pretendohet se ka hedhur send të fortë ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Por skandali qëndron në faktin se kjo shoqatë, si e pavarur që duhej të ishte, ka zgjedhur portalin zyrtar të Federatës për të shprehur indinjatën. Ndërkohë, kur një gjyqtar u dhunua në Këlcyrë, nuk pati asnjë reagim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?