Benjamin Mendy

U akuzua për përdhunim dhe humbi 2 vite nga karriera, Benjamin Mendy firmos me klubin e ri

19 Korrik 2023, 12:22
  • Share

Benjamin Mendy është rikthyer menjëherë në futboll vetëm pesë ditë pasi u lirua nga akuzat për përdhunim dhe tentativë për përdhunim, me ish-mbrojtësin e Manchester Cityt që iu bashkua klubit francez Lorient.

28-vjeçari u akuzua për kryerjen e sulmeve seksuale ndaj dy grave në rezidencën e tij prej 4 milionë paundëve, vetëm për t'u liruar pas tre orësh diskutimi nga një juri në Gjykatën Chester Crown të ​​premten e kaluar. Mbi të nuk rëndon asnjë akuzë dhe kampioni i botës me Francën në 2018 është gati për aventurën e re në Ligue I.

Në një deklaratë të klubit këtë të mërkurë, skuadra e Ligue 1 konfirmoi se mbrojtësi ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe do të veshë fanellën me numrin 5 mbi shpinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?