Mjeku Edvin Prifti

U akuzua për trafik ilaçesh, reagon mjeku Edvin Prifti: S'kam asnjë kontakt me asnjë spital në Milano! SPAK po terrorizon familjen time

11 Qershor 2022, 19:49| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 20:34

  • Share

TIRANË- Emri i tij ishte një prej pikave të kontaktit me mjekët në Itali në dosjen e bujshme të trafikut të ilaçesh e pacientëve që mashtronin sistemin shëndetësor italian, por mjeku Edvin Prifi ka mohuar që të ketë lidhje, duke hedhur akuza në drejtim të SPAK.

Në një reagim të gjatë, në një kohë kur ai ka qenë kryefjalë e lajmeve, Prifti thotë se e gjitha kjo bëhet me qëllim që ta ndalojnë për të ushtruar profesionit, teksa ka mohuar çdo akuzë që është artikuluar në drejtim të tij.

"Lidhur me këtë çështje unë distancohem nga çdo përfshirje me çka është deklaruar turpshëm në media dhe sqaroj: Asnjëherë nuk kam dhëne receta të kurrfarë ilaçi për rimbursim në Itali apo kudo tjetër. Nuk kam asnjë kontakt me ndonjë spital ne Milano.  S’kam lëshuar asnjë certifikate për paciente të shtruar në Itali. Nuk kam lëshuar asnjë certifikate për kalimin e kufirit në kohën e pandemisë COVID-19. Nuk kam asnjë lloj përfshirje sado pak të paligjshme. Në çdo kontroll të bërë nuk është gjetur asgjë e paligjshme apo në lidhje direkte apo indirekte. Vazhdoj të jem anëtar i Urdhrit të Mjekut Italian dhe nuk ka asnjë ankesë zyrtare apo jo ndaj meje. Si rezident Italian nuk kam asnjë komunikim nga autoritetet italiane dhe asnjë proces në Itali", sqaron Prifti.

Prej gati 1 viti, Prifti është në hetim nga SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, mirëpo ai thotë që përgjatë këtyre muajve, nuk ka dalë asnjë provë kundër tij, teksa nuk i ka kursyer as ironitë.

"E vërteta e qarte është se në këtë kalvar kaq të vështire për mua, SPAK ka patur në dispozicion gjithë kohën e mundësinë për të trajtuar me seriozitet çështjen dhe të sqarojë çdo dyshim, por për habi ka zgjedhur të bëj gjyqësi e lojëra në media duke risjelle dhe rivalizuar në mënyrë postmoderniste tashmë, gjyqet popullore dhe modelin e Saloth Sar. Nuk e di se cilin model përfaqëson kjo?! Prisni kur ndonjë i penduar i ligjit të japë emrin tim si ndonjë urdhërues të ndonjë vrasjeje ose kur te ngjitem ne hierarkinë e inceneratoreve apo të ndonjë PPP", thotë Prifti.

Më statusin e tij, ai ka zbuluar edhe një detaj të rëndësishëm, fakti që është kërcënuar me jetë ai dhe vajzat e tij, por në këtë rast thotë se nuk është marrë asnjë masë nga ana e institucioneve ndonëse kishte bërë një denoncim.

"Si ka mundësi që kur unë kërcënohesha me jetën time dhe të vajzave të mia po ashtu nga një njeri me precedent penale për të cilin kisha bërë edhe denoncimin në  institucionet përkatëse, unë u burgosa, por Spak nuk “e pa të nevojshme” të vendoste në mbrojtje fëmijët e mi të mitur edhe pse babai i tyre nuk ju ndodhej pranë", thotë Prifti.

Në këto akuza për SPAK, ai i ka drejtuar disa pyetje, për të cilat thotë se nuk ka asnjë përgjigje.

"Më lejoni të sqaroj përsëri se:  Asnjë bllok as i zi as i bardhë nuk është gjetur gjëkundi!!! Është shpikur dhe trumbetuar si lajm dhe fakt!!!  Asnjë vlere monetare s'është gjetur në zyrën time, edhe pse çdo lajm edhe sot e kësaj dite e citon!!! Të vetmet përgjime me zërin tim që vërtetojnë të kundërtën e akuzave janë fshehur dhe kanë dalë rastësisht në çështje të tjera!!!! çdo gjë tjetër është gojëdhëne!! Të gjitha dokumentet justifikuese financiare që janë dorëzuar nga unë në prokurori nuk janë marre nëe konsiderate pa dhëne asnjë shpjegim. Pse gjykata nuk cakton një ekspert të pavarur sipas ligjit?, PSEEE?  Pse thotë SPAK që po heton prokurime publike, kur unë s’kam marrë pjesë në asnjë prokurim publik? Pse SPAK përdor dy standarde për të njëjtat përgjime, ku pjese e tyre janë disa individë të tjerë të çilet përmenden për të njëjtën akuzë si mua, por ata s'janë marre as në pyetje e jo më nën hetim?  Si ka mundësi që në muaj të tërë përgjime 2020-2021 nuk ekziston asnjë evidentim, fakt apo provë", shkruan mjeku.  

Në fund ka edhe një mesazh, duke thënë se nuk do të ndalet deri sa të sqarojë se akuzat e tij janë pa fakte.

"Sot zoti (ose zotat e sistemit) kanë vendosur të më japin sfida të tjera që s'më kanë shkuar kurrë ndërmend, por unë do t’i luftoj me seriozitetin dhe vendosmërinë time pasi askush nuk mund të më përdhosi. Makiaveli thoshte - "më mirë një akuzë e sqaruar sesa një akuze e pabërë". Unë nuk jam Makiaveli, por guxoj të them "në mës të pisllëkut askush nuk njolloset përveç atij që rri larg dhe që pisllëku e godet me zhgulmen e tij"", përfundon Prfti.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • romir: 11/06/2022 21:26

    Ky eshte hajdut dhe kriminel vrases...

    Përgjigju
  • Erti: 11/06/2022 21:13

    Tu befshin ilace paret e shqiotareve o i pafytyre

    Përgjigju
  • Wao: 11/06/2022 21:06

    Kur flitej per thesin me leke thoshte se parate vijne nga Italia. Tani spaska lidhje me spitalet Italiane.

    Përgjigju
  • Artan: 11/06/2022 20:56

    May karma hit you all your life. You are the scum of health system in Albania. May the money you have taken from others follow you to hell. They did not had food on their table but had to borrow money to pay you and still died. Scum!!

    Përgjigju
  • goni: 11/06/2022 20:10

    ti je i paster ,aq i paster sa tu gjeten shifra te konsiderueshme ne shtepi qe si justifikon dot o gomar ,thua qe ke fituar medalje andej kendej ,ciki eshte ai institucion qe ti jep keto shperblime kesh ne perendim....idiot hipokrit ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?