Ndryshimi i akuzave shfryn dosjen 'Tërmeti'/ Lirohet nga qelia pronari i lokalit që holloi kolonat e pallatit që u shemb dhe çifti i vilës 'Palma'

29 Korrik 2020, 11:02| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 16:40

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë pronarin e ish-bar Barons, Artur Tereziu i cili fillimisht u akuzua se ndërhyri në kolonat e pallatit. Ai është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa iu hoq akuza e rëndë e shkaktimit të vdekjes, dhe tashmë do të hetohet për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje.

Terziu kishte ndërtuar lokalin "Barons", në katin e parë të një pallati që ndodhej  në vendin e njohur si "Dy Gjelat" në lagjen nr 6 në Durrës. Ky pallat u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u marrë jetën dy banorëve.

Terziu u vetëdorëzua 8 muaj pas ngjarjes, ndërsa një ditë më parë doli në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Pronari i Barons tashmë akuzohet për ndërtim të paligjshëm si dhe për falsifikimin e projektit. Në bazë të kësaj akuze të re, gjyqtari Paulin Çera vendosi ndryshimin e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Burime nga organi i akuzës bënë me dije se ekspertiza që ju  bë ngjarjes si dhe kampionët e marrë në rrënojat e pallatit nxorën shkaktarë për shembjen e pallatit  cilësinë e dobët të betonit të kolonave.

Pra, sipas ekspertizës shkak për shembjen e pallatit ka qenë cilësia e dobët e betonit dhe jo ndërhyrja në katin e parë për ta përshtatur në lokal. Tani Terziu do të hetohet vetëm për falsifikim dhe ndërtim pa leje. Ekspertët kanë konstatuar se pallati ishte ngritur mbi kolona dhe nuk ka pasur mure mbrojtës. Prokurorët e kanë apeluar masën e dhënë nga gjyqtari Cera, duke kërkuar burg për Tereziun.

Po kështu gjyqtari vendosi si masë sigurie detyrim paraqitje ndaj Arben e Dëshira Qatos,burrë e grua,pronarë të hotelit "Vila Palma" tek Shkëmbi i Kavajë i cili u shemb nga tërmeti duke i marrë jeten babait të Arbenit. Cifti Qato nuk ndodheshin në sallën e gjyqit pasi janë shtruar në spital.

Pikerisht gjendja jo e mirë shëndetësore ka qenë argumenti i gjyqtarit për ti lënë ata në masën detyrim paraqitje. Pronarët e "Vila Palma" akuzohen për shkelje të projektit, pasi kishin shtuar kate pa leje në objektin që u shemb. Prokuroria ka vendosur gjithashtu të apelojë vendimin për Arben Qaton.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ridi: 30/07/2020 09:09

    Skandali i radhes! Kto soj gjyghtaresh qe vetem drejtesi nuk japin duhen denuar me burg perjete me e pakta! Ky eshte nje injorant qe per leke vret edhe babain e tij. Shteti ineksistent. Nderkohe qe denohen fukarenj per 1 thes miell!!! Pastaj flitet per reforma , per Be etj gjepura. Shqiperi e mjera shqiperi....

    Përgjigju
  • Iris: 30/07/2020 02:45

    Ky Terziu priti 8 muaj sa e regulloi me gjykatesin dhe pastaj u be I gjalle .Po cifti Qato qe u shtrua ne spital, mos ka<< marre lejen e lindjes>> si Gjin Gjoni ?

    Përgjigju
  • ymeri: 29/07/2020 16:48

    PO normal kur jane jashte edi rama,sali berisha,,ilir meta ,lul basha,,qe jane hajdutet e shqiptareve ,,,pse te mos rrije dhe ky jashte....///

    Përgjigju
  • Alban: 29/07/2020 15:07

    Paulin Cera dhe Petraq Curri jane gjyqtaret miliardere te durrsit. Pse nuk i boni veting me i shkarku. Boll lek kane bo

    Përgjigju
  • Justice: 29/07/2020 14:51

    O republike bananesh,u mesuam tashme qe nese arrestohet dikush qe eshte shpallur ne kerkim muaj me pare lirohet te nesermen.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/07/2020 12:28

    Betonin jo cilesor e ka bere enveri.ai eshte fajtor.ai qe prishi muret mbajtese ,duke shkaterruar strukturen e pallatit nuk ka faj.pra,ai qe shkel kembezen e dyfekut nuk ka faj.faji eshte i atij qe prodhoi dyfekun.

    Përgjigju
  • Populli: 29/07/2020 12:16

    Keto gjykata i mbani kot sa per te fryre ne lek ato qe punojne aty.. Lereni popullin ti zgjidhi vete problemet e do shikoni qe me mire do shkojne punet...

    Përgjigju
  • Shqip: 29/07/2020 12:07

    PO me ata qe ka bere betonin jo cilesor, cbehet!? A ketu eshte nje mizerje me Maliqer.

    Përgjigju
  • Shaban: 29/07/2020 11:59

    shume mire te therrasin prodhuesin e betonit tani per vrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?