Autoritetet iraniane ekzekutuan Rouzbeh Vadi-n, i cili u akuzua për spiunazh për Izraelin dhe rrjedhje informacioni të ndjeshëm në lidhje me një shkencëtar bërthamor iranian të vrarë në një sulm izraelit në qershor, raportoi gazeta Mizan e gjyqësorit iranian.
Vadi punonte në “një nga organizatat shtetërore të rëndësishme” dhe kishte kryer “krime të shumta kundër sigurisë shtetërore që shkaktuan prishje të rendit publik”, thuhet në raport, teksa nuk ka informacion se ku apo kur u krye ekzekutimi.
Mizan nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth identitetit të shkencëtarit bërthamor, por sipas burimeve të, ai është një zyrtar i lartë në programin bërthamor iranian, vrasja e të cilit iu atribuua nga Teherani shërbimeve të inteligjencës izraelite.
Ekzekutimet e iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin janë rritur ndjeshëm këtë vit, me të paktën tetë dënime me vdekje të kryera në muajt e fundit .
Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi më 30 qershor një zëdhënës i gjyqësorit iranian. Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.
Izraeli nisi luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.
Komente

Kete e meritojne tradhtaret te kombit ,pra kur dote filloj Shqiperia dhe Kosova te bej te njejten gje dhe ka mjafte qe e meritojne ekzekutimin por jane miljonera tue punuar se bashku me armikun.
Përgjigju