Vrasja e Xhulio Prelës, Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën, gjykata e liron nga qelia! Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Nikoll Sherniku

13 Korrik 2023, 16:54| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 17:42

  • Share

Redion Hysa nuk është autori i vrasjes së policit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 në fshatin Gajush të Lezhës. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata e cila shpalli të pafajshem, për të cilin prokuroriria kishte kërkuan dënimin me 10-vite burg.Vendimi u dha këtë të enjte nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Eva Hysko, duke rrezuar në këtë mënyre pretendimet e prokurorit Erjon Shehaj i cili ka hetuar çështjen.Ndërkohë për vrasjen e policit Xhulio Prela, gjykata e Lezhës dënoi me 3 vite e 6 muaj burg, Nikoll Shernikun për vepren penale perkrahja e autorit të krimit.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete  ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, provoi shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë, por sipas gjykatës nuk ka prova që e implikojnë të riun në ngjarje.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Komento

Komente

  • Donadoni: 23/07/2023 14:10

    Gjyqtari seancës paraprake, nje i korruptuar ekstrem si Artan Hajredinaj kalon dosjen ne gjykim akuze për vrasje ne ngarkim te Redionit, ku te gjithe e dine shume mire qe ekzekutori ka qene Brilant Martinaj. Sherrniku dhe Redioni kane qene me Brilantin ne automjet. Me pas grupi prej Laçi paguajne qe nga oficeret e polivise gjyqsore deri te prokurori çeshtjes (edhe ky super i korruptuar dhe sot Drejtues Prokurorie Lezhe) qe arma ti lihet Redionit si njeri pa njeri që ishte. Nderkohe ILD, KPK, KPA, ONM, KLP dhe I famshmi, plotefuqishmi, i nderuari SPAK hanë fara luledielli nderkohe qe keta bandite te sistemit bejne kerdine perdite. Pune Shqipateresh hesapi jane mesuar kush i ve kemben be fyt me shume e duan. Tung

    Përgjigju
  • Elninjo: 14/07/2023 07:18

    Ky rast ka qene nje poshtersi e madhe e organizuar dhe e financuar ne menyre te tille per te shpetuar Brilant Martinaj. Ia lanë armën ketij djalit pa te drejte dhe me legenllik te madh. Prokuroria Lezhes sebashku me policine ka qene bashke bashkepunetore dhe eshte paguar mirë nga zona Fushe Kuqes. Sebashku me gjyqtatin KÇK Artan Hajredin Pasha i cili gjithashtu ne kembin si gjithmone te shumave te majme pranoj qe dosja te dergohej ne gjyq. Fatmiresisht ka akoma gjyqtare te ndershem si Eva Hysko , Alda Sadiku dhe Olti Skrame qe i dhane drejtesine nje te pafajshmi. Zoti vente dore mbi ato qe per para kerkojne 20 vjet burg per nje pers te cilit ia kane lene armen me legenllek te banesa dhe pa patur gisht. mos e harroni kete do e paguani.

    Përgjigju
  • Iris: 14/07/2023 03:20

    /EDI/,po si eshte ky i pafajshem ?! Ky se bashku me kusheririn e tij ka qelluar kamerat me arme pa leje per te mbuluar krimin.Nje i trete eshte denuar per moskallzim krimi.Po vrasesi kush eshte? Ose nje nga keta te tre,ose nje,ose dy te tjere qe kane qene me keta,se kaq nxe nje sedan.Keta kane vepruar si grup kriminal-nje akuze;kane perdorur arme pa leje-nje akuze e dyte;jane perpjekur te mbulojne krimin duke qelluar kamerat,pa llogaritur qe nuk merret vesh se kush eshte vrasesi,edhe kjo nje akuze tjeter.Vetem per dy akuzat e para duhet te kishin marre 15-20 vjet,pa llogaritur,bashkpunim ne vrasje te paramenduar,kurse keta i kane denuar sikur kane vjedhur nje biciklete! Ne Shqiperi,denimet e verteta i marrin vetem idiotet qe bejne vrasje ne familje si ky Ramis Mici nja dy artikuj me poshte,per te cilin prokuroria ka kerkuar /burgim perjete/,per gangot e vertete,ka vetem pafajesi,e denime qesharake si te mesipermit.Drejtesia shqiptare eshte nje turp e zhgenjim i madh! Shpresoj qe prokuroria t'a apeloje vendimin!

    Përgjigju
  • Edi: 13/07/2023 21:50

    Ne kete çeshtje ,kane treguar integritet dhe profesionalizem gjyqtaret e çeshtjes ,te cilet kane liruar nje te pafajshem,i pergezezoj gjyqtaret! Nder trup gjykues kane qene Eva Hysko Dhe Olti Skrame ,ky i fundit eshte gjyqtar me integritet te larte!Bravo i qofte! Me sa kam informacion qe ne momentin qe eshte bere vrasja dhe pasi jane arrestuar personat nder to ka patur zera nga njerz se ai djali qe u lirua sot eshte futur ne kurth ,lu nje person i afert i tij eshte paguar dhe ka hedhur armen e vrasjes ne depozite siper baneses tij,ku ky ka shkuar ate nate me demek per te qendruar,dhe me pas i eshte bere nje sms salles operative qe filan vend eshte arma e krimit,aty Proliroria duhej te merrej me sms kush e dergoj ,kur djali nuk ka pranuar asnje here se e ka kryer vrasjen ,pra prokuroria o ka qene jo profesionale ose e kapur! Gjithesesi i pafajshmi sot eshte jashte dhe vlen postulati latin me mire nje i fajshem i lire se nje pafajshem ne burg!

    Përgjigju
  • Ganigani: 13/07/2023 19:32

    Ja lane Redionit armen ne bashkepunim me prokurorime e Lezhes. U pahuam nga Brilanti.

    Përgjigju
  • Kastriot: 13/07/2023 17:40

    Pyeteni pak prokurorin Erjon Shahaj sa ka marrë për tia lënë armën këtij lumëmadhit. Pyeteni pak dhe opgj Alfred Gjoka me cfare lekesh e bleu Benzin fuoristradë. O SPAKU a po prisni përgjimet e fahehta te ketyre te dyve? Hetoni tani se po ju erdhen gati skeni bërë punë ju. Hajd shendet

    Përgjigju
    • anna: 14/07/2023 11:01

      Keto te 2 qe permenden nga ty si prokurori dhe opgj jane me te poshter sa i cileson ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?