Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër

U akuzuan se favorizuan kultivimin e drogës, Apeli i Shkodrës liron 4 policët e Velipojës, e cilëson arrest të paligjshëm

25 Korrik 2022, 13:32| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 13:45

  • Share

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat, 4 punonjësit e postës së policisë në Velipojë, të cilët u arrestuan një muaj më parë, me akuzën se favorizuan kultivimin e kanabisit. Gjykata e Rrethit kishte vendosur masën "arrest shtëpie", ndërkohë që sot trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për katër efektivët e policisë.

Janë liruar nga akuzat, n/komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektivët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve. Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull pa lidhje: 25/07/2022 16:15

    Si mund t’i dalësh në mbrojtje të arrestuarve pa u bërë hetime nuk e kuptoj?! Le të jenë njerëz të mirë sa të duan e t’i ofrojnë kafe të gjithëve, po dole jashtë ligjit edhe për 1 qindarke duhet të paguash. Cfare është ky popull që dëshiron arrestime e dënime duke dalluar mes ky është djalë i mirë e ky është djalë i keq?

    Përgjigju
  • drejtesia: 25/07/2022 15:50

    Duhet te procedohen penalisht ata qe bene arrestimin e ketyre policeve pasi e kane bere te paligjshem! Te mesohen qe te mos marrin ne qafe njerezit kot me kot!

    Përgjigju
    • Populli: 26/07/2022 13:02

      Te pakten e postuat lajmin qe jane te pafajshem

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?