Tiranë- Gjykata e Posaçme shpalli sot të pafajshëm kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duro dhe 4 zyrtarët e tjerë të institucionit, që akuzoheshin nga SPAK për shpërdorim detyre, në lidhje me licencimin e një karburanti. Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore.
SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike
Të njëjtin masë prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli.
Në seancën e sotme (10 Shkurt) u dhanë konkluzionet e mbrojtjes dhe më pas u GJKKO dha vendimin.
SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024 duke akuzuar Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit) se licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret. Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore.
Komente

Po shyqyr qe doli gjykata njehere mbi spak
Përgjigju