Një ditë më parë prokuroria kërkoi hetimin në gjendje të lirë të dy vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri, të dyshuar për vrasjen e fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur më 21 tetor 2022.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokurori Florjan Binjaku ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë për dy vëllezërit Miri, pasi nga provat e administruara në vendin e ngjarjes, nuk dolën materiale të vlefshme për fajësinë e tyre. Konkretisht në atë kohë u morën si prova materiale një palë rroba që dyshoheshin si të lyera me gjak, një bisht cigarje që dyshohej se ishte e autorëve si dhe një shapkë,
Pas ardhjes së përgjigjes së ADN-së, rezulton që njolla në rrobat e marra nuk ishte gjak dhe se ADN-ja nuk rezulton e vëllezërve Miri. Për këtë arsye prokurori kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për dy vëllezërit duke kërkuar për to detyrim paraqitje dhe mos lejimin e largimit nga Shqipëria.
34-vjeçari Indtrit Ndoj kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Gjatë gjithë fazës së hetimit, vëllezërit mohuan mohuar të jenë autorë të vrasjes.
Ata u vunë në pranga pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës