Para disa ditësh në një intervistë të dhënë, Sara Hoxha deklaroi se është duke fshirë një tatuazh me shkronjën ‘L’.
Edhe pse blogerja tha se e kishte bërë në moshën 17 vjeçare, komentues të shumtë aluduan se ai tatuazh ishte dedikim për këngëtarin Ledri Vulën, ish-partnerin e saj.
Mesa duket këto aludime mund ta kanë bezdisur paksa Sarën, prandaj edhe ajo më në fund sqaroi si qëndronte e vërteta.
Përmes një fotoje në Insta Story, ajo shkruan, “Emri i mamit, Lindita; Emri i babit, Lulëzim. 2 L”.
Komento