Shtëpia e viktimave

U ankuan se bënte qitje me armë, 38-vjeçari vret 5 anëtarë të një familjeje në Teksas, përfshirë një fëmijë! Dy gra u gjetën sipër të vegjëlve të mbijetuar

30 Prill 2023, 08:35| Përditesimi: 30 Prill 2023, 08:38

  • Share

Një person i armatosur ka vrarë pesë nga fqinjët e tij pas një debati rreth për shkak të qitjeve që ai bënte me një armë gjysmë automatike aty pranë. Viktimat ishin të gjithë nga Hondurasi, përfshirë një fëmijë tetë vjeçar.

Të shtënat ndodhën të premten në mbrëmje në qytetin e vogël të Cleveland, San Jacinto County, në veri të Hjustonit. Në mesin e të vrarëve ishin dy gra që u gjetën të shtrira mbi dy fëmijë të mbijetuar, sipas sherifit vendas Greg Capers.

"Për mendimin tim, ata në fakt po përpiqeshin të kujdeseshin për foshnjat dhe t'i mbanin gjallë," i tha Sherif Capers një stacioni lokal KTRK. Ai shtoi se të gjitha viktimat ishin qëlluar "nga qafa lart, pothuajse në stilin e ekzekutimit, kryesisht në kokë".

I dyshuari, që besohet të jetë meksikan, është quajtur Francisco Oropez, 38 vjeç. Ai është ende në arrati dhe mendohet se është i armatosur. Policia po përdor qen dhe një dron në gjueti për të dyshuarin, i cili besohet se fshihet në një pyll aty pranë.

Hetuesit besojnë se viktimat i kishin kërkuar zotit Oropez, i cili mendohet se ishte duke pirë, të ndalonte të shtënat ndërsa po përpiqeshin të vinin në gjumë një fëmijë. Sipas Sherif Capers, burri u përgjigj: "Unë do të qëlloj në oborrin tim përpara, do të bëj çfarë të dua në rezidencën time". Më pas ai ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e fqinjve.

Gjithsej 10 persona ndodheshin në pronë në atë moment. Të rriturit u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa tetëvjeçari ndërroi jetë në spital. Personi i armatosur besohet të ketë përdorur një pushkë gjysmë automatike AR-15.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?