Kuvendi miraton strukturën e re të drejtësisë/ PS-së i shtohet edhe një deputet

26 Shkurt 2019, 09:32| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 22:21

  • Share

TIRANE-Jashtë protesta dhe incidente (lexo ketu), ndërsa brenda parlamentit vijoi normalisht seanca plenare me vetëm deputetët e shumicës, pasi opozita u dorëhoq. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, pasi ndodhej në një takim në Lushnje, ndërsa seanca vijoi me diskutimet për rreth tre orë, nga 17:00-20:00.

Në përfundim të seancës 72 deputetët e shumicës që ishin të pranishëm miratuan strukturën e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy organe mjaft të rëndësishme për funksionimin e drejtësisë së re, që i hapin rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Personeli i KLP-së do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa për KLGJ-në numri i personelit do të jetë 125. 

Gjithashtu u votuan edhe projektvendimet e tjera. E ndërsa në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës që nuk hoqën dorë nga mandati, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka, grupit të shumicës i është shtuar edhe një deputet.

Bëhet fjalë për Dritan Bicin, i cili pas largimit nga PDIU-ja ishte i pavarur, ndërsa tani i bashkohet shumicës. Zhvillimi i seancës së sotme erdhi pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve në mëngjes për të zëvendësuar atë të së enjtes së kaluar që u shty nga frika e incidenteve nga protesta e opozites.

Ora 19:40
Jashtë tym e flakë, PS miraton në Kuvend strukturën e KLGJ-së dhe KLP-së

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me votat e shumicës renditin e ditës, pasi deputetët e opozitës i dogjën mandatet dhe protestuan para parlamentit. Dy pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishin miratimi i strukturës për KLGJ-në dhe KLP-në, dy organet e reformës në drejtësi.

Rendi i ditës që u miratua sot nga 72 deputetët prezentë
Miratohet projektligji për skemën për produktet ushqimore
Miratohet procedura ligjore e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve
Miratohet projektligji për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore
Miratohet projektvendimi “Për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor”
Miratohet projektvendimi “Për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”
Miratohet projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Bordit të ERE, Petrit Ahmeti
Miratohet projektvendimi “Për miratimin e kandidaturave për pozicionet e Komisionerëve pranë Avokatit të Popullit, Vilma Shurdha dhe Erjona Canaj

Ora 18:49
Spiropali: Saliu po jep shpirt, s'heq dorë si zjarrvënës, por u vetëdogj....

Për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ikja e opozitës nuk është fundi i botës. "Sot parlamenti është i çliruar nga llumi që ka marrë peng demokratët e ndershëm. Ky është një teatër i madh dëshpërimi dhe frikë nga pjella e reformës në drejtësi. Arratinë e morën nga frika e drejtësisë së re, dolën nga kontrolli. Plaku që jep shpirt, por nga zakoni i zjarrvënësit nuk heq dorë.  Nuk është fundi i botës arratia e tyre. Kjo është mundësi për pastrimin e politikës, kjo partia nuk u reformua dhe u vetëdogj.

Janë të gatshëm që të vrasin sërish për të ruajtur mall e gjë. Sot kanë dalë në ilegaliet dhe mendojnë se janë luftëtarë të lirisë, që mendojnë se në mal dhe kodër do të luftojnë me qeverinë. Dua t'u kujtoj një thënie të Çerçiz Topullit 'Kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë". Nuk ka shqiptarë që nuk e di se ata luftojnë për plaçkë. Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët" tha ajo.

Ora 18:49
Opozita tym e flakë/ Ja cfarë bëjnë deputetët e PS jashtë Kuvendit (FOTO)

E ndërsa opozita vijon protestën jashtë ambienteve të Kuvendit, shumica vijon normalisht seancën plenare. Ndërkohë që vijojnë diskutimet për rendin e ditës, disa nga deputetët e shumicës, mes tyre ish-ministri Fatmir Xhafaj kanë dalë jashtë sallë për të parë atë që po ndodh jashtë, ku janë shënuar disa incidente nga përplasja e protestuesve me policinë.

Deputetet e PS jashte salles plenare
Ora 18:38
Incidentet në protestë/ Felaj: PD dhe LSI-ja kanë lëshuar huliganët dhe rrugaçët, nuk kemi frikë

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj është shprehur në Kuvend se jashtë ambienteve po protestojnë huliganët dhe rrugaçët që ka lëshuar PD dhe LSI-ja. " Pamjet që janë duke u transmetuar e turpëron Shqipërinë. Nuk ka asnjë frikë, Kuvendi do të mblidhet rregullisht, por nuk është gjahu i huliganëve dhe rrugaçëve që PD dhe LSI-ja kanë lëshuar në rrugë" tha ajo. Ndërsa Ervin Bushati shtoi se "Deputetët e PD dhe LSI-së e kanë marrë rrogat kot, ndërsa tani që miratohet struktura për buxhetin nuk janë këtu. Këto 400 milionë që investohen sot janë për drejtësinë, për të ardhmen".

Ora 18:22
Balla: Do të fitojmë edhe mandatin e tretë, kur të ngrihet SPAK-u Saliu....

Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se PS jo vetëm që do të çojë këtë mandat deri në fund, por do të fitojë edhe të tretin, ndërsa shtoi se kur të ngrihet SPAK-u, Saliu nuk do të jetë më në Kuvend. "Deri në 2021, PS do ta çojë mandatin në respekt të votuesve dhe do të fitojmë edhe në vitin 2021 edhe për një mandat të tretë. Opozitës, shqiptarët do të ti japin një leksion të ri. Në 30 qershor shqiptarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive. Ne jemi modeli më i mirë. Ditën kur të ngrihet SPAK-u, Saliu nuk do të jetë më këtu" tha Balla.

Ora 18:13
Balla: Opozita me huliganët duan rikthimin në '97, sulmuan policinë me benzinë

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh gjatë seancës plenare se liderët e opozitës po protestojnë me huliganët para parlamentit se kanë frikë nga SPAK-u. Ai tha se Berisha do kaos dhe rikthim te ngjarjet e 1997, ndërsa shtoi se me me bidona të mbushur me benzinë në selinë e PD-së sulmuan punonjësit e policisë së shtetit."Në ditën kur Kuvendi voton dy vendimi të rëndësishme strukturës së KLGJ-së dhe KLP-së, Berisha, Basha dhe Kryemadhi, nuk janë më në Kuvend. Sa më shumë afrohet dita e SPAK-ut, ata që përmenda më lart dhe që janë bashkë me një grup huliganësh nuk janë në sallë. Ne jemi sot këtu për t'i qëndruar besnikë votës së popullit në 2017. Kush kishte dyshime për 16 shkurtin, se gjoja do të ishte referendum, ishte për shkatërrimin përfundimtar të PD-së. Me PD-në, ringjallen huliganët, kthim në kaos, tipike vetëm për qeverisjen e Lulit dhe Saliut. Saliu ka qenë përgjegjës për piramidat, luftën në 1997, grushtin e shtetit, Gërdecin, shitjen e detit dhe korrupsionin pa fund. Luli përvec shitjes së detit dhe raportet që e shpëtuan nga Rruga e Kombit. Me bidona të mbushur me benzinë në selinë e PD-së sulmohen punonjësit e policisë së shtetit. Me djegien e mandateve Basha krijoi një precedent të rrezikshëm, harroje pushtetin në tavolinë" tha ai.

Ora 18:12
Protesta e opozitës/ Gjonaj: Do të hetohen të gjithë ish-zyrtarët e lartë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita dogji mandatet dhe po proteston, pasi ka frikë nga drejtësia e re. "Pavarësisht përpjekjeve të partive opozitare për të bllokuar reformën në drejtësi dhe integrimin. Sot vendoset miratimi i strukturës së KLP-së dhe KLGJ-së. Këshillat garantojnë që pushteti të mos bjerë më në batakun e mëparshëm. Jemi angazhuar që për ne zbatimi i reformës në drejtësi. Partitë opozitare janë jashtë sallës, pasi po shikojnë që drejtësia e re po vjen, dhe këtë e dëshmon vullneti i opozitës për të mos miratuar dy ligjet. Në qershor të 2018 opozita vendosi bllokimin e shkollës së magjistraturës, por edhe kjo u superua. Do të hetohen të gjitha dosjet e korrupsionit për të dënuar cdo zyrtar dhe ish-zyrtar" tha Gjonaj.

Ora 17:09
Jashtë protestë, Ruçi vijon normalisht Kuvendin: PS-së i shtohet edhe një deputet

E ndërsa jashtë Kuvendit, po protestohet nga opozita, kryetari Gramoz Ruci ka vijuar normalisht seancën. Në nisje, Ruci njoftoi se në zbatim të ligjit dorëzimi i mandateve nga opozita i është dorëzuar KQZ-së, ndërsa shtoi se deputeti Dritan Bici, i pas largimit nga PDIU-ja ka qenë i pavarur, tashmë i është bashkuar PS-së.  "Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Ndërkohë që iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së" tha ai. 

Tashmë shumica arrin në 79 deputetë. 74 deputetë që PS-ja i fitoi vetë në zgjedhje, me Dritan Bicin, Robert Bitrin dhe Tom Doshin shkojnë në 77, plus dy deputetet e PDIU-së, Eleni Xhina dhe Reme Lala (nuk janë bërë pjesë e grupit të PS, por kanë mbështetur nismat) e çojnë në 79 numrin e deputetëve të shumicës aktuale.

Ora 13:14
Paloka: Mblidhen në ilegalitet për të shpëtuar kokën e Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti seancën e sotme plenare, ilegalitet, dhe shtoi se me këtë strategji nuk mund të arrijnë askund.

"Seanca që ishte njoftuar për të enjten është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që mblidhet në ilegalitet, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës, politikisht flas. Sot të jenë të bindur se me këtë strategji nuk do arrijnë kurrkund. I kemi bërë thirrje të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Ramës të vijë përpara parlamentit"

Lidhur me deklaratën e Taulant Ballës, cili u shpreh se opozita largohet se ka frikë nga drejtësia, Paloka tha se maxhoranca nuk ka më argumente dhe po kalon në banalitet.

"Banalitetet e Taos, që kemi frikë nga drejtësia ne që dorëzojmë imunitetet paskemi frikë. ata nuk kanë më argumente"

Paloka komentoi dhe për deklaratën e ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca i cili bën thirrje për tubim paqësor, duke cituar kreun demokrat, Lulzim Basha që i ka kërkuar ndërkombëtarëve të mos kërkojnë për vendin tonë atë që nuk do e donin për vendin e tyre.

"Ne kërkojmë që t'i krijojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të marrin më asnjë vendim në emër të shqiptarëve, por vetëm në emër të bandave. Nuk ka më parlament.

Protestat janë të qytetarëve. Të huaj të mos i kërkojnë shqiptarëve atë që nuk duan për popujt e tyre", deklaroi Paloka.

Ora 12:43
Protesta e opozitës para Kuvendit, Balla: Kanë frikë nga SPAK

Taulant Balla ka deklaruar se partitë opozitare sillen në këtë formë sepse i tremben drejtëisë së re. Ai shtoi se seanca e sotme plenare është vijim i asaj të ditës së enjte.

"Sa më shumë do të afrohet dita e konsilidimit të drejtësisë së re, dhe krijimit të dy strukturave e institucionëve të reja të drejtësisë, që janë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë,  do të kemi këtë sjellje antidemokratike dhe jo ligjore të opozitës", deklaroi Balla.

Ora 12:18
Zyrtarisht pa mandat, Vasili ironizon ish-kolegët deputetë: Mblidhen fshehurazi

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me seancën parlamentare të ditës së sotme, të njoftuar vetëm pak orë para mbajtjes së saj. Ai ka deklaruar se Parlamenti i rilindjes mblidhet fshehurazi ashtu si diversantët që mblidheshin dikur nëpër shpella.

"Parlamenti i rilindjes mblidhet fshehurazi, ashtu si diversantet, qe strukeshin dikur neper shpella nga frika e popullit.

Fundin e diversanteve te vjeter do te kene edhe keta diversantet e rinj ...", shkruan Vasili.

Ora 12:06
Në limitet e kohës, partitë opozitare thirrje për protestën e sotme

Një protestë e njoftuar pak orë para mbajtjes së seancës plenare, ka vënë në lëvizje strukturat e partive opozitare LSI dhe PDIU, për organizimin e sipmatiantëve të tyre për pjesëmarrje në protestë sot përpara parlamentit. 

Protesta ishte njoftuar për ditën e enjte por pas ndryshimit të axhenës së parlamentit, partitë opozitare kanë ndryshuar edhe itinerarin e tubimit të tyre.

Ora 12:05
Ndryshon axhenda parlamentare, të enjten nuk ka seancë

Axhenda e protestës së opozitës e cila ka paralajmëruar protesta çdo të enjte përpara parlamentit, ka ndikuar në ndryshimin e mbajtjes së seancës plenare të kësaj jave. Ajo ishte parashikuar të mbahej ditën e enjte por pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u njoftua se do të mbahet ditën e sotme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo ka sjellë anulimin  e seancës së enjtes.

Ndërkohë nuk dihet nëse kjo axhendë do të jetë e përjavshme apo jo, pasi opozita ka njoftuar se protestat e saj do të vijojnë çdo të enjte përpara parlamentit.

Ora 11:57
Ish deputeti Tritan Shehu: Seanca e sotme plenare, ilegalitet

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, cili hoqi dorë nga mandati duhe iu bashkuar thirrje së opozitës së bashkuar, ka reaguar pas njoftimit se seanca parlamentare e parashikuar për të enjten do të mbahet ditën e sotme. Ai e qujati vendimin ilegalitet dhe jashtë kuadrit të rregullores. A tha se deputetët po kthehën në robot.

"Nje Parlament qe therret seancat plenare si ne ilegalitet, jashte kuadrit te rregullores e tradites, vetem disa ore me pare, pa dyshim eshte "nul".
Deputet qe kthehen ne thjesht "robot" dhe pranojne tu behet "rreshtore" sikur te ishin zboristet e dikurshem. pa dyshim nuk mund te kryejne funksionet e tyre.
Kur e gjithe kjo "loje" tragjiko-komike zhvillohet ne vazhdimesi vecse nga frika e kontaktit me njerrezit, e ballafaqimit me ata, tregon qe nuk perfaqeson me asgje. 
Nje Parlament solid, perfaqesues, me njerrez te pergjegjeshem brenda tij, nuk mund te "luaje" keshtu, ai mblidhet dhe duhet te mblidhet edhe kur reth tij mund te protestohet, edhe ne momente te veshtira, ndryshe ai konfirmon ate qe tashme dihet, inekzistencen e tij.
Per kujtese mund tju jap me qindra shembuj te Parlamenteve te mbledhura ne vendimarje edhe kur jashte tyre protestohet me force, shembuj qe vijne nga ngjarjet ne vendet demokratike, momente qe i ka kaluar edhe Kuvendi yne qe prej vitit 1991, por qe asnje here nuk eshte hedhur ne "ilegalitet", prandaj ka mbijetuar deri me sot",
deklaroi Shehu.

Ora 10:41
Strazimiri ironizon: Gramos më dëgjo mua...seancë e befasishme, sikur s'vete

Pas vendimit të maxhorancës për të mbajtur ditën e sotme senacën plenare të parashikuar për ditën e enjte, ka ardhur dhe reagimi i deputetit demokrat që ka hequr dorë nga mandati, Gent Strazimirit i cili i quan deputetët e maxhorancës "qesharakë deri në dhimbje".

"Qesharakë deri në dhimbje!!!

Grramos, dëgjo mua!
Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu... senacë e befasishme "pa mendje" sikur s'vete...
P. S. Parlamenti që ka frikë nga POPULLI, nuk është i POPULLIT, nga POPULLI e për POPULLIN!",
shkruan Strazimiri.

Ora 10:18
Pas parlamentit edhe opozita me axhendë të re, protesta do të zhvillohet sot

Pas njoftimit se seanca plenare e parashikuar për ditëne enjte do të mbahet sot, edhe opozita ka ndryshuar axhendën e saj të protestës. Ajo do të mbahet sot përpara parlamentit në orën 17:00, në të njëjtën orë kur do të mbahet edhe seanca penare. 

Rreth orës 16:30 Lulzim Basha do të mbledhë simpatizanët e PD përpara selisë blu për t'u nisur drejt parlamentit. Protesta u lajmërua pak pas njoftimit të ndryshimit të axhendës së seancës plenare, pasi ajo ishte menduar të mbahej çdo të enjte, paralelisht me sencat plenare të cilat nga tani e tutje mblidhen vetëm me prezencën e maxhorancës, pas vendimit të partive opozitare për djegien e mandateve.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi për ndryshimin e orarit të seancës ku pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

 

Ora 10:02
Sot seancë plenare, Paloka i numëron kohën mazhorancës: Tik-tak...

Deputeti që ka hequr dorë nga mandati, Edi Paloka, thotë se mbledhja e seancës plenare sot në 15:00, në zëvendësim të seancës që u anulua kur opozita mbajti protestën të enjten e shkuar, është ilegjitime.

"Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet.

Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancën e së enjtes , po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17.00.

Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak...", shkruan Paloka në një reagim në rrjetin social Facebook.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mos fol: 27/02/2019 09:23

    Kane ikur ata qe vidhnin miliona..dhe ka 6 vjet qe kemi keta qe po vjedhin miliarda

    Përgjigju
  • erma: 27/02/2019 08:58

    edhe cuditerisht kjo adm e re do te jete komplet rrethi familjare&krushq te kastes politike!!! PLERA JENI!!!

    Përgjigju
  • Laja gramsh: 27/02/2019 08:21

    Kur u be dhe ky deputet qe ka vjedhur me lopate kur ka qene kryetar bashkie turpi me i madh qe pranon partia socialiste njerez te tille pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
  • Cimi: 26/02/2019 13:52

    Ore Plehra Lini rehat Popullin se do na detyroni ti veme perpara si derrat , tu shkatrrojme vilat qe keni ndertuar me Leket e vjedhura popullit dhe tu masakrojme qe as me enderr se keni pare

    Përgjigju
    • erma: 27/02/2019 08:59

      EH SA ENDRA TE BUKURA SHOHIM NE SI POPULL!!! PO HE DE BEHUNI BURRA DHE DIGJINI HALERAT!!!

  • Popull: 26/02/2019 13:45

    Urgjente nqs do tentohet dhune nga kokepalaret atehere te arrestohen organizatoret ta marrin vesh qe ketu ka shtet dhe Qeveris shumica e popullit kriminelet e Kane vendin me burg por me pare te dorezojne pasurite e grabitura ndaj s'keni ku te mbyteni

    Përgjigju
  • O derman: 26/02/2019 13:24

    Kush e do shtepin e tij nuk i ve flaken por e ruan.. Ju qe ketu dukeni cfare mendje keni edhe sa e doni Shqiperin.. Opozita e bashkuar...e bashkuar per te vjedhur!!e ka thene Sali Berisha:mbas meje u befte kiameti!!!

    Përgjigju
  • SABINA: 26/02/2019 12:16

    NESE KA NJE DEPUTET NE SHQIPERI QE DUHET TE ZHDUKET NGA EKRANET JE TI MO THUTHUQ I SHEMTUAR TI SE BASHKU ME ATE NDOKEN E SALIUN , JENI JU QE JENI TURPI DHE E KEQAJ E KETIJ VENDI DHE E PARTIS DEMOKRATIKE.

    Përgjigju
    • Tan_Tironci: 26/02/2019 13:07

      Thik-Thak....

  • Labi: 26/02/2019 12:10

    Ti je plehere bashke me te gjithe,qe jini mbledhur ne PD e ikriminuar.Ju kini 29 vjet qe merni rogen qyl,se pervec te keqijave asgje te mire skini bere per kete popull.Ju do te perfundoni ne koshin e pleherave si kriminele dhe hajdute.

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/02/2019 10:40

    Tik tak opo thik thak hahaha hahaha

    Përgjigju
    • Kolona: 26/02/2019 20:54

      PD është parti kriminale, thirrjet për gjak i shohim te surrati i Saliut. Popull mos u gënje, mos shko pas tyre do pendohesh kujo 96 97 e me radhë

    • Kolona: 26/02/2019 20:47

      O deputetë të larguar Jeni si Çorbë e thartuar Një lugë nga kjo kini ngrënë Nga Serbia a Rusia nënë Me Saliun dhe Moniken Ju se doni Amerikën Popullit po i ngulni thikën Që të ruani pasurinë.

    • Kolona: 26/02/2019 20:41

      O deputetë të larguar Je

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?