Autostrada Milot-Balldre

Ekonomi

Një muaj pas anulimit për shkak të ofertave të papërshtatshme, rihapet tenderi për autostradën Milot-Balldren! Do të kushtojë 364.7 mln euro

11 Gusht, 12:31| Përditesimi: 11 Gusht, 14:10

  • Share

Një muaj pas anulimit të tenderit, ministria e Infrastrukturës ka rihapur përsëri garën për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre. Vlera e këtij koncesioni që do të ketë afat 35 vjeçar është e njëjtë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat për të dorëzuar ofertat deri më 2 tetor  2025. Ndryshe nga autostrada ekzistuese në dokumente thuhet se do kalohet nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”, me gjatësi rreth 17 km.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, tarifa do të fillojë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e mëdha.

Tenderi i kaluar i shpallur në dhjetor 2024, u anulua për shkak se asnjëra nga ofertat nuk plotësonte kriteret e përcaktuara.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 12/08/2025 16:07

    Sa lire kushtojne ndrrtimi i rrugeve ne shqiperi. 1 km = 22 milioni. Ose 1 meter rruge = 22 mij euro. D.m.th ne fushe. Sa ekinomi dinê tê bejne

    Përgjigju
  • Edi Ramja: 12/08/2025 13:49

    8 fish me shtrenjte se ne gjermani dhe me pagese, kjo nuk ka fare kuptim. Dhe me e bukura eshte se te gjitha rruget qe te cojne dhe te bijne nga veriu do behen me pagese, a ka kuptim kjo. Zgjedhjet vijne shpejt o popull, e dini vete kete here se ca duhet te beni me te gjitje ato qe ju marrin voten dhe jua fusin direkt pas shpine

    Përgjigju
  • Tironci: 11/08/2025 15:19

    17 km rruge per 365 mln Eur !! Pra 21,5 mln Eur per km ........... Cmenduri !! Vjedhje e "lemerishme" ........ Ajo qe quhet "Koncesjon",nuk eshte gje tjeter vecse "mbulese" korrupsioni ! Nese kosto e kesaj rruge do ishte 200 mln Euro (perseri shume e madhe),Koncesjonari do te vazhdoje te marre aq sa te "plotesoje" 365 mln'shin !! Te pa cipe ! Tironci

    Përgjigju
    • Mark: 11/08/2025 19:37

      Kto qe thone se asht e kushtueshme e kan gabim sepse Jan 2 ura me uba dhe 2 tunele qe jane shume te kushtueshme

  • nori: 11/08/2025 14:17

    24 km për 365 miljon....!!!!

    Përgjigju
    • Truth: 12/08/2025 10:52

      Pa tvsh. Me tvsh = 440 milion euro. Pra 25 milion euro per km. Greku shpalli tenderin Janine der ne Kakavije = 70km kushtojne 290miliin euro ose 4.3 milion euro per km. Na rrofte qe paguajme taksa.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?