Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, rrëfeu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se ky i fundit e kishte ndihmuar për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit duke i dhuruar një novelë të shkruar nga shkrimtarja shqiptare Lea Ypi.
“Kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të Ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë”,- tha Costa.
Lajmi kryesor:
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e shqiptarëve për t’u integruar në BE! Rama: Këtë vit hapim 8 kapitujt e mbetur, mbyllim negociatat brenda 2027
K.M/I.M/ReportTv.al
