ITALI - Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduano, 40 vjeç po kërkohet në të gjithë Sardenjën pasi dje arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë me një çarçaf. Në pamjet e publikuara nga mediat italiane duket se si kishte lidhur çarçafin si litar përmes të cilit arriti të zbriste e të largohej. Mungesa e tij u konstatua 2 orë më vonë, rreth orës 19:00 por u arratis rret orës 17:00.
Sipas mediave italiane, arratisja ishte planifikuar sepse kishte njerëz që e prisnin jashtë.
“Për të qenë në gjendje të zbriste nga muri, ai mundi të ndërtonte një litar të bërë me çarçafë dhe bëri nyje për të mbajtur peshën, diçka që duket e vështirë për t'u arritur pa e planifikuar dhe studiuar atë", tha për Ansa-n komisioneri Alfonso Polverino.
Raduano është pjesë e grupit ‘Montanari’ që vepronte në zonën e Garganos dhe më gjerë. Ai ka një të shkuar shumë të gjatë kriminale dhe dënimi i tij duhet të përfundonte në vitin 2046 pasi akuzohet për trafik droge me rrethana rënduese mafioze, vrasje, krime kundër personit, kundër pronës dhe në fushën e armëve dhe drogës.
19 vite burg do t’i kryente për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Ai kontrollonte territorin e Veste-s ku ka pasur dhjetëra vrasje mafioze.
Hallall
PërgjigjuE drejte, hallall ose haram moj mbeturine turko osmane. :)