Gjykata e Fierit

Kronikë

U arratis me të dashurin pas plagosjes me armë të bashkëshortit të saj, Gjykata e Fierit lë në burg 29-vjeçaren

17 Prill, 11:01| Përditesimi: 17 Prill, 11:22

  • Share

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg Melisa Beluli Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj. Trupi gjykues i përbërë nga avokatët Anisa Varfi, gjyqtari Alfred Konomi dhe prokurore Elona Gixhari lanë në fuqi vendimin e mëparshëm te Gjykatës.

Pas këtij vendimi 29-vjeçarja do të dërgohet në burgun e Pogradecit.

29 vjecarja ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “ Arrest në burg” në mungesë për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Pas tre muaj në arrati ajo vetëdorëzoua në policinë e Fierit më 15 prill, ku në prani të avokatit të saj dëshmoi se gjatë kësaj kohe ishte fshehur në Krujë, por nuk dha detaje për se ku mund të ndodhet i dashuri i saj Klement Beqaj, i cili është ende në kërkim.

Burime për Report Tv informojnë se para masës së sigurisë, fillimisht do të mbahej seanca e divorcit me 40-vjeçarin.

Kur ndodhi plagosja e 40-vjeçarit?

Ngjarja u regjistrua më 5 janar në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari, 40-vjeç, ishte në lokal në Zog të Zi me të birin në pritje për të takuar bashkëshorten (vetëm me letra) pasi ata prej 3 muajsh nuk jetonin bashkë.

Kjo e fundit u paraqit në lokal bashkë me të dashurin, Klement Beqaj ku dhe debatuan të tre për kujdestarinë e fëmijës. Beqaj qëlloi me armë 40 vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?