Ervin Shahini

U arratis në 97' pasi vrau një taksist dhe plagosi 4 të tjerë! Ky është Ervin Shahini që u kap në Korenë e Jugut (FOTO)

9 Mars, 17:27| Përditesimi: 9 Mars, 19:14

  • Share

Shqiptarja.com ka siguruar foton e 50-vjeçarit Ervin Shahini, i cili u arrestua më 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që prej vitit 1997.

Shahini u arratis nga Shqipëria pasi u dënua me burgim të përjetshëm si i akuzuar për vrasjen e një taksisti, teksa tentoi ta grabiste, si dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.

Që prej arratisjes së tij, 50-vjeçari kishte përdorur emrin e një shqiptari tjetër për t’u identifikuar.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

- më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

- më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;

- më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

- më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.; informoi sot Policia e Shtetit.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Arrestimi në Republikën e Koresë u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)).

Gjatë operacionit policor të koduar “Suporti” u bë i mundur lokalizimi në Kore, - dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin - i Shahinit i cili u arratis gjatë  trazirave të muajit mars të vitit 1997 dhe u largua në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/03/2024 01:20

    Duhet nje foto bashkohore,jo kjo.Ketu duket si 25-30 vjec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?