Kronikë

I iku policisë teksa e shoqëronin në burg, arrestohet pas 200 metrash i akuzuari për vrasje

14 Prill 2020, 13:08| Përditesimi: 14 Prill 2020, 15:58

  • Share

Kthehej në qeli pas një seance gjyqësore në Gjirokastër ju ikën nga duart togës së shoqërimit dhe arratiset për disa minuta nga burgi i Bënçës në Tepelenë Eduart Sakaj.

Për këtë arratisje prej 200 m larg perimetrit të burgut ka reaguar edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve e cila po ashtu ka nisur hetimet për togën e shoqërimit dhe veprimet e kryera prej tyre.

“Shtetasi Eduart Sakaj është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të IEVP Tepelenë, për të marrë pjesë në seancën e planifikuar datë 14.04.2020 ora 11:30. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i paraburgosuri është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t’u kthyer sërish në institucion. Gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen,”- sqarojnë burgjet.

Por përse është në burg Sakaj?

Ai është arrestuar në 2019 kur ishte 32 vjeç nga policia e Tepelenës pasi ka plagosur me mjete prerëse një tjetër shtetas nga Memaliaj me inicialet E.K.

Sakaj është në hetim dhe paraburgim edhe për akuzën e përfshirjes në trafik e posedim droge ndërsa sipas Drejtorisë së Burgjeve ai ndodhet në statusin e të paraburgosurit me masën e sigurisë arrest me burg.

Sakaj nga ky moment është vendosur në izolim të posaçëm ndërsa ai do të procedohet penalisht edhe për veprën penale të largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit duke rrezikuar një dënim shtesë pesë  vite burg sipas nenit 323 të kodit penal.

Ndërsa prej kësaj ngjarje masat e sigurisë në burgun e Bënçës janë shtuar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve deri në përfundim të hetimit të kësaj ngjarje.

Ne.k./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bestrove: 14/04/2020 15:57

    Vlonjate eshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?