Daut Laze

Kronikë

U arratis nga burgu i Shënkollit, arrestohet pas 2 muajsh Daut Laze, u kap në rrugë afër shtëpisë në Astir

14 Prill, 22:28| Përditesimi: 15 Prill, 10:27

  • Share

Është arrestuar pas rreth dy muajsh në arrati 49-vjeçari Daut Laze, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë, më 4 shkurt të këtij vit.

"Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir",-njofton policia.

Laze u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Astirit, ku edhe banonte. Pas ndalimit, ai pritet t'i dorëzohet autoriteteve të Lezhës, të cilat do të vijojnë me procedurat e mëtejshme ligjore.

Daut Laze ishte arrestuar në nëntor 2021 për veprën penale të dhunës në familje. Në nëntor 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Më 4 shkurt 2025, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e tij.

Sipas autoriteteve, Laze kishte shfrytëzuar momentin për t'u larguar nga rrethimi i nstitucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut.

Policia e Shtetit e konsideroi Lazen si person me rrezikshmëri shoqërore dhe ofroi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e tij. Pas arrestimit në Astir, autoritetet do të vijojnë me procedurat për rikthimin e tij në institucionin përkatës dhe për të hetuar rrethanat e arratisjes.

Si përgjegjës për arratisjen e 49-vjeçarin, gardianët Gjin Ndoka punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie) janë nën hetim u është caktuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi: nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ndaj Zhaneta Mellas, (operatore kamereve) është vendosur masa e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 15/04/2025 00:52

    Bravo Policise se Shtetit. Cdo dite rezultate e kapje Policia Tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?