Kristjan Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçllit në Itali, natën e ndërrimit të viteve është arrestuar dhe është rikthyer në qeli.
I riu u arrestua në maj të vitit 2019 nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e një bande kriminale që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.
Si u arratis Kristjan Mehilli?
Plani i arratisjes është bërë nga Mëhilli dhe një tjetër shqiptar, të cilët kanë qenë në një qeli.
Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçaf të lidhura litar, kanë mundur të dy të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.
Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.
Banda pjesë e së cili ishte edhe Mëhilli?
Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës ku Kristjan Mëhilli bënte pjesë kishin terrorizuar pjesën më të madhe të Piemontes. Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.
Për të goditur, ata përdorën një BMË, e cila u gjet dhe e cila rezultoi e regjistruar në emër të një personazhi, pronari fiktiv i të paktën 300 makinave.
Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale. Hetimet u koordinuan nga zëvendësprokurori publik i atëhershëm i gjykatës së Vercellit, Davide Pretti.