Policia e Britanisë së Madhe rinis kërkimet edhe njëherë për Ilir Kumbaron, ish-shefin e SHIK-ut të Sali Berishës, që akuzohet se rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku trupin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995.
Ai u zhduk pa gjurmë 13 vkite më parë në Londër, teksa duhet të paraqitej në Gjykatë për veprime hetimore, kurse Shqipëria kërkonte ekstradimin pas dënimit me burg.
Në vitin 2011 ai përfitoi dhe u arratis dhe prej asaj kohe ka humbur çdo gjurmë dhe FOTO më e fundit e tij është kjo që shihni më sipër dhe e publikuar në faqen e Metropolitan Police si ndër personat “Më të Kërkuar”.
Metropolitan Police në Londër ka ripublikuar në faqe informacionin për të Kumbaron, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros, i cili theu lirinë e dhënë me kusht.
Apeli shoqërohet me një foto të ish-zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri.
“Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi. Nëse e shikoni, kontaktoni”, thotë Metropolitan Police.
Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro u zhduk pa gjurmë.
Pas daljes nga ishulli britanik ai nuk dihet se ku ka shkuar për t’u fshehur, teksa ngjarja më e bujshme në Shqipëri është e veshur me një mister që ka lënë edhe viktima në rrethana tepër dyshuese, ku shumë nga personazhet që janë të lidhura direkt apo indirekt me çështjen, nuk jetojnë më.
Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës. Po në këtë gjykatë, më 16 Tetor 2011, prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm.
Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provoheshin. Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës, teksa sipas hetimeve besohet se Hoxha i mbeti në dorë si pasojë e tiorturave mizore.
Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga 4 punonjës të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, më 21 tetor 1995, në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë.
Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha. Sipas familjes Hoxha, një nga shkaqet e rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë informacionet që biznesmeni posedonte për lidhjet e Berishës me Serbinë, Millosheviçin dhe deri tek Arkani, duke e furnizuar me armë apo naftë.
Që nga ajo kohë, Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHIK dhe i dyshuar si urdhërues i këtij operacioni, ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008. Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën, ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë. Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë papritur në një spital të Italisë, në vitin 2012. Familjarët e tij herë pas here kanë ngritur dyshime të forta dhe kanë kërkuar hetime, por që gjithnjë kanë munguar nga ana e autoriteteve.
Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.
Faqja e Metropolitan Police në Londër, me të kërkuarin Ilir Kumbaro
Komente

13 vite zhdukur dhe tani u rikujtuan?! Duhet qe te dhenat e tij t'i dergohen Interpolit dhe pervec kesaj foto te kohes,duhet krijuar nje foto e re per te treguar plakjen e ndryshimet progresive te moshes.Sot laboratoret e kriminalistikes jane ne gjendje t'a bejne kete.
PërgjigjuE dine miqte e Berishes.
PërgjigjuPo Mirela Kumbaron ça e ka ky?
Përgjigjue ka moter ;)