I arrestuari Riljon Lala

U arratis nga komisariati i policisë, 30-vjeçari arrestohet tek 'Ali Demi'! Më parë u vu në pranga për armëmbajtje pa leje

1 Shkurt 2021, 17:14| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 18:26

  • Share

TIRANË - 30-vjeçari Riljon Lalaj i cili u arratis gati 1 muaj më parë nga Komisariati nr.1 Tiranë, u arrestua sërish pasditen e kësaj të hëne në zonën e Ali Demit.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se i riu është arrestuar në një banesë të cilin i riu e kishte marrë me qira në këtë zonë.

Kujtojmë se fillimisht Lalaj u arrestua më 2 janar nga policia pasi u kap duke lëvizur me një armë dhe në momentin që ka parë patrullën, ai e ka hedhur në tokë dhe u mundua të largohej me vrap, por pa sukses.

Më pas i riu u dërgua në Komisariatin nr.1 në Tiranë ku më 4 janar ai arriti të arratisej. Mësohet se ai do të dërgohej në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë dhe ishte lënë pa pranga dhe nën mbikëqyrjen e një efektivi policie.

Në këtë moment që do të jepte shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka përfituar nga rasti dhe është arratisur me shpejtësi nga dera pasme e Komisariatit nr. 1. Sipas rregullores, ai duhej të ishte i shoqëruar nga dy oficerë, ndërsa në rastin konkret shoqërohej vetëm nga një.

Ndërkohë lidhur me këtë rast, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme nisi procedimin penal për 7 punonjës policie.

1612196394_riljonlalaj.jpg

I arrestuari Riljon Lala

Ora 18:16
Del foto/ Ky është ‘trimi’ që u arratis nga Komisariati nr1 në Tiranë

1612199287_lalaj.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Riljon Lalaj në Polici, pasi u kap disa dit pasi ishte arratisur nga Komisariati nr.1 në Tiranë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?